Ishulli misterioz, ku jetojnë vetëm derrat që hanë briosh dhe patate të skuqura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shtetin e Bahamas , në arkipelagun Exuma, ndodhet Pig Island, ose Pig Beach. Është një ishull i vogël i pabanuar, i vendosur rreth 70 kilometra larg bregut të Staniel Cay. Ishulli është rreth 300 metra i gjatë dhe rreth 150 metra i gjerë.

SI ARRITËN ATJE? Historia e ishullit të derrave është e mbuluar me mister. Teoria më e pranuar është se derrat u braktisën në ishull nga disa marinarë në shekullin e 19-të. Derrat, duke u gjetur në një mjedis të pasur me ushqim dhe ujë , arritën të mbijetojnë dhe të riprodhohen, duke i dhënë jetë një kolonie që sot numëron rreth 20-25 ekzemplarë.

Një hipotezë tjetër thotë se derrat do të ishin lënë atje nga një grup peshkatarësh përpara një udhëtimi të gjatë, në mënyrë që t’i gjenin në kthim dhe t’i përdornin si burim ushqimi. Peshkatarët, megjithatë, me sa duket i braktisën derrat në ishull kur nuk frekuentuan zonën.

Pavarësisht nga origjina e tyre, derrat e Plazhit të Derrit janë bërë tashmë një atraksion i vërtetë turistik. Çdo vit, mijëra turistë vizitojnë ishullin për të notuar me derrat dhe për të bërë foto suvenir.

ATA JANË SHUMË TË MIRË! Përveçse janë të famshëm për aftësinë e tyre për të notuar, derrat Pig Beach janë të njohur edhe për natyrën e tyre të urtë dhe të shoqërueshëm. Kafshët janë mësuar të kontaktojnë me njerëzit dhe nuk janë aspak agresive.

Një kuriozitet tjetër ka të bëjë me ushqimin e preferuar të derrave. Derrat i duan mollët, por nuk e kanë problem edhe ushqimin turistik, si patatet e skuqura, brisqe dhe gjel sheqeri.

Ishulli i Derrave është një destinacion unik dhe i paharrueshëm turistik. Takimi me derrat është një përvojë që do të mbetet e skalitur në kujtesën e të gjithë vizitorëve.Përshtatur ngaFokus.it/O.S

Lexo edhe :  Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV