Tension dhe zhurma në Këshillin Bashkiak të Tiranës, çfarë po ndodh?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miratohen ndihma ekonomike dhe bonusi i qirasë

Pas parlamentit, zhurma dhe tensioni ka përfshirë edhe Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Në këtë mënyrë u miratua në mbledhjen e kësaj të mërkure ndihma ekonomike për familjet në nevojë, si dhe dhënia e bonusit të qerasë për familjet e evakuuara nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i Nëntorit 2019.

Miratimi i këtyre vendimeve u bë vetëm me votat e mazhorancës në një seancë që zgjati më pak se 5 minuta, për shkak tensioneve të krijuara nga këshilltarët e opozitës që në nisje të mbledhjes.

Kryebashkiaku Veliaj shigjetoi këshilltarët e opozitës që sipas tij u bënë bashkë të majtë e të djathtë dhe nuk votuan vendimet për ndihmën ekonomike dhe bonusin e qirave për të pastrehët.

“Do ishte në nderin tuaj të kishit votuar ndihmën ekonomike dhe qiranë. Ju nuk keni as din as iman, asnjë gjë”, tha Veliaj.

Për shkak të tensioneve të krijuara, Këshilli Bashkiak vendosi përjashtimin e këshilltarit të opozitës, Endrit Brahimllari./O.S

Të fundit

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një...

Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me...

Redi Molla mbetet në qeli, gjykata rrëzon kërkesën e ish-drejtorit

Togat e zeza kanë rrëzuar këtë të premte kërkesën e Redi Mollës për të dalë nga qelia. Ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës dhe një...

Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke (analiza e thelluar)

Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beogradit thjesht propagandë? Kroacia organizoi paradën e...

SPAK mbyll hetimet, Vëllai dhe kushëriri i deputetit ndihmuan për vrasjen e Durim Bamit

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen me gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për disa ngjarje të rënda...

Lajme të tjera

Web TV