“Na fal që nuk të shpëtuam dot në kohë”, tronditje dhe dhimbje për vrasjen e Suelës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja brutale e shqiptares Suela Saliaj ka tronditur mbarë komunitetin shqiptar në SHBA e Shqipëri. 32-vjeçarja u vra nga ish-partneri i saj Renato Muhaj të hënën, në Largo të Floridas (Lexo më shumë). Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ndërsa 34-vjeçari Muhaj akuzohet jo vetëm për vrasjen e saj, por edhe për rrëmbimin e vajzës 8-vjeçare që kishte lindur nga marrëdhënia e tyre, si dhe për dhunë ndaj saj dhe prindërve të tij.

Shtëpia ku jetonte Suela Saliaj, Florida-SHBA

Pas ngjarjes së rëndë, familjarë të së ndjerës kanë organizuar një fushatë në faqen e donacioneve GoFundMe, me qëllim mbledhjen e të ardhurave për varrimin e Suelës dhe për të mbështetur vajzën 8-vjeçare, e cila humbi të dy prindërit në të njëjtën ditë.

“Faleminderit të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Familja jonë është në zi dhe e kemi të pamundur të pranojmë apo besojmë lajmin për ikjen e papritur të Suelës. Na mungon shumë. Nuk do arrijmë dot të jemi të njëjtët njerëz pa Suelën. Vajza e saj është me njerëzit e saj më të dashur dhe po përpiqemi t’i japim ndihmën e duhur dhe të vazhdueshme për të cilën ajo ka nevojë. Suela ishte një vajzë shembull dhe e dashur për të gjithë ata që e kanë njohur. Ëndrrat dhe planet e saj ishin të mëdha, por fatkeqësisht u prenë në mes. Duam që çdo gjë që ajo ka dëshiruar apo ka pasur në planet e saj, ta realizojmë me vajzën e saj të vogël.

Suela je gjithmonë në zemrat tona. Asnjë nuk meriton fatin tënd. Ti ishe një vajze kinge dhe e pavarur. Çdo sfidë në rrugën tënde e ke fituar me sukses. Sa shumë njerëz të duan e shkruajnë për ty! Na fal që nuk të shpëtuam dot në kohë. Je shpirti jonë! Te duam përgjithmonë! Shpirti jot u prehtë në paqe!”, shkruan e afërmja e së ndjerës në rrjetet sociale, bashkëngjitur linkut të faqes GoFundMe.

Ndërkohë, Renato Muhaj doli para gjykatës ku u njoh me 8 akuzat e ngritura në drejtim të tij dhe iu mohua e drejta për të kërkuar liri nëpërmjet garancisë pasurore. Ai nuk shfaqi asnjë lloj emocioni në sallë të gjyqit./O.S

Të fundit

Vetëm 4 ditë punë në javë! Dubai ndryshon orarin në sektorin publik gjatë verës

Nga 1 korriku deri më 12 shtator 2025, punonjësit e sektorit publik në Dubai do të përfitojnë nga një javë pune me...

Pronari i kabinave në Theth është njeriu që planifikoi të vriste Kurtin

Kabinat pa leje në Theth, të cilat përplasën kryeministrin Edi Rama me prokurorinë e Shkodrës, janë në pronësi të Prek Kodrës. Report Tv mëson se...

“Shtyj ata, shtyj unë”/ Flet nëna që u përplas me policët për të takuar Ramën

Pamjet e kësaj të moshuare, kur këtë të hënë kërkonte të bisedonte me kryeministrin Edi Rama në Vlorë, u bënë virale në rrjet. Euronews Albania...

Task Forcë për produktet bujqësore dhe blegtorale, nis fushata për formalizimin e tregut

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese për tatimpaguesit që merren me tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Në njoftimin...

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Vatrat e zjarrit në malin Vastak vijojnë të jenë aktive, në fshatin Dukat, ndërsa kanë dalë jashtë kontrollit pavarësisht orëve të tëra përpjekjesh nga...

Lajme të tjera

Web TV