Si ndikon alkooli tek shëndeti i zorrëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një birrë e ftohtë ose një gotë vere mund të na japin kënaqësi dhe qetësojnë pas një vakti të shijshëm. Por çfarë u bën alkooli triliona mikrobeve që jetojnë në zorrën tonë? Sipas mjekut të Institutit Kombëtar të Shëndetit në New York Lorenzo Leggio, “ka shumë gjëra që ne nuk dimë për higjienën dhe rëndësinë e mikrobiomës së zorrëve.”

Është e qartë se disa baktere janë thelbësore për tretjen e duhur, funksionimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e zorrëve. Në studimet e kryera ka rezultuar se konsumimi i shpeshtë i alkoolit shkakton një çekuilibër të baktereve në zorrë, gjë që shoqërohet me inflamacione.

Alkooli në sasi të larta dëmton indin që ndan pjesën e brendshme të zorrëve me pjesën tjetër të trupit dhe rrjedhimisht ky proces pasohet me dhimbje dhe dëme edhe në mëlçi.

Vitin e kaluar, u morën në analizë 71 persona të moshës nga 18-25 vjeç të cilët kishin çrregullim të përdorimit të alkoolit. Ekspertët dolën në përfundimin se këto ndryshime që shkaktonte alkooli te zorrët, bënin që të shtohej dhe dëshira për ta konsumuar. Kur ata ulën sasitë e alkoolit, u vunë re menjëherë përmirësimet në shëndetin e zorrëve.

Vlen të theksohet se alkooli i lartë në gjak shkakton refluks gastroezofageal, inflamacion të mukozës së stomakut, gjakderdhje gastrointestinale, si dhe mund të rrisë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë ato të ezofagut, zorrës së trashë dhe rektumit./O.S

Të fundit

“Ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm”

Reperi i famshëm shqiptar Getoar Selimi ka komentuar sherret mes reperëve, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe...

Baba Mondi “bekon” punimet e shtëpisë-muze të Agollit: Personalitet i kombit

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u hodhën themelet e Shtëpisë-Muze që do të ruajë përjetësisht kujtimin dhe...

Zjarri rrezikon banesat në Kalasë, MB: Në aksion një helikopter Black Hawk

Në Kalasë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Ministria e Mbrojtes bënë me...

“Po punon për shpenzimet e maturës!” Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

Mësuesja kujdestare e Aronit 18-vjeçar i cili sot ra pre e dhunës barbare të Adrian Isufit me detyrë efektiv i Policisë së Dibrës (tani...

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: E mirë për të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian pas një takimi të shkurtër me Presidenten e Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV