BE merr vendimin, 50 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord unanimisht të enjten për një paketë ndihmash prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, duke tejkaluar kështu kundërshtitë e mëparshme nga Hungaria. Ukrainës i sigurohet në këtë mënyrë një financim i qëndrueshëm dhe afatgjatë, ndërsa BE-ja përcjell një mesazh të fortë uniteti.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e përshëndeti arritjen e marrëveshjes, duke thënë se BE-ja po udhëheq me përgjegjshmëri në mbështetje të Ukrainës dhe se është e ndërgjegjshme për rëndësinë e kësaj.

“Kjo siguron një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”, shkruajti zoti Michel në rrjetin X.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e mirëpriti votimin, duke thënë se ai “dëshmon unitetin e fortë të BE-së”.

“Mbështetja e vazhdueshme financiare e BE-së për Ukrainën do të forcojë stabilitetin afatgjatë ekonomik dhe financiar, që nuk është më pak i rëndësishëm se ndihma ushtarake dhe trysnia e sanksioneve ndaj Rusisë”, u shpreh zoti Zelenskyy në rrjetin X.

Ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të enjten se miratimi hedh poshtë idenë e ndonjë lodhjeje apo zbehje të mbështetjes ndaj Ukrainës.

“Kjo është gjithashtu një tregues i qartë se shpresat e Putinit për të mbizotëruar ndaj Ukrainës dhe vendosmërisë së botës janë të kota”, tha zoti Kuleba.

Gjatë takimit të mëparshëm të nivelit të lartë në dhjetor, Hungaria pati vendosur veton ndaj një pakete katërvjeçare ndihmash për Ukrainën, duke thënë se fondet nuk duhet të vinin nga buxheti i unionit, pasi Ukraina nuk është një vend anëtar. Të gjitha 26 vendet e tjera anëtare patën votuar në favor të paketës së ndihmave./O.S

Të fundit

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

Lajme të tjera

Web TV