Përhapet gripi i syrit/ Mjekët: Duhet patur kujdes, dëmton shikimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viruset në qarkullim si dhe stina e Dimrit ka bërë që gripi i syrit të përhapet masivisht tek fëmijët.

Mjekët okulistë thonë se gjatë një jave paraqiten rreth 21 raste me konjuktivit viral i cili kërkon një kohë të gjatë për t’u shëruar dhe mund të shkaktojë edhe probleme me shikimin.

“Është shumë vështirë për t’u shëruar për një periudhë të shkurtër kohore dhe nëse konjuktivitet virale nëse nuk kapen në kohë mund të kalojnë edhe në keratite virale që duanmë shumë kohë për t’u shëruar dhe janë edhe me pasoja për xhamin e syrit dhe në këto momente pacientët japin vështirësi në shikim”, thotë okulistja Sizana Zhuka.

Bluzat e bardha thonë se gripi i syrit është më i përhapur tek grupmosha e çerdheve dhe e kopshteve dhe prindërit duhet të tregojnë kujdes pasi është ngjitës.

“Duke qenë se këto janë ngjitëse, tek fëmijët që jetojën në komunitet me fëmijët e tjerë siç janë kopshtet dhe çerdhet, nga një fëmijë mund ta marrin edhe fëmijët e tjerë. Nga fëmijët e marin edhe të rriturit, sepse është shumë ngjitëse”.

Gripi i syrit tek fëmijët shoqërohet me lotim të shtuar, skuqje të të bardhës së syrit dhe një enjtje të kapakëve të syrit, në raste të rralla edhe një gjendër pranë veshit.

Mjekët rekomandojnë kontaktin me specialistët për t’u kapur në kohë dhe për të shmangur komplikacionet me shikimin./O.S

 

Të fundit

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e...

Vucic: Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon! Serbia fiton!

"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia Reuters, e cila citon burime...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

SHKRUAN MYSLIM MURRIZI Kjo “qerasja” me deputet nga PD tek partit qe nuk kane vota as per nje mandat, po me “ pelqen” shum Opozita ne...

Lajme të tjera

Web TV