“Do të dënohet me urdhër politik”/Sekretari i OMONIA-s parashikon fatin e Belerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i OMONIA-s Marin Suli i ftuar në një studio televizive, tha se sasia dhe numri i madh i dokumenteve të falsifikuara i bën të jenë mosbesues në pavarësinë e gjykatës dhe krejt të bindur që Beleri do të dënohet me urdhër politik.

Duke vijuar më tej, Suli tha se Beleri dhe mbështetësit e tij duan që çështja të mbyllet sa më parë dhe që të vendosë Strasburgu si arbitër i paanshëm.

Po ashtu Suli sqaroi kërkesat që do të ngrihen në gjykatën e Strasburgut.

“Janë një sërë kërkesash. Është kërkesa lidhur me mbajtjen në mënyrë të padrejtë mbi bazën e dokumenteve tashmë të vërtetuara dhe në gjykatë të falsifikuara në paraburgim prej 9 muajsh i kryetarit të zgjedhur të bashkisë.

Mbajtja në mënyrë flagrante dhe moslejimi për 9 muaj rresht të mos bëjë betimin dhe të mbyllë procesin kushtetues të zgjedhjeve të 14 majit si dhe përdorimi nga instancat shtetërore i dokumenteve të falsifikuara për të montuar një çështje dhe shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut të Belerit dhe popullit të Himarës.

Nuk është se presim që Belerin të mos e dënojnë, nuk duam të na sorollasin, ta mbarojnë çështjen një orë e më parë, të bëjnë çfarë kanë për të bërë që ne ta depozitojmë çështjen në Strasburg. Strasburgu si arbitër i paanshëm ta gjykojë çështjen.

Në gjykimin tonë është një çështje e montuar dhe pa fakte, s’ka korrupsion asgjë sepse në gjykatë është vërtetuar që Beleri ka qenë nga ana tjetër e qytetit ku është bërë skema e prezumuar e shkëmbimit të lekëve.

Ka lekë gjoja korrupsioni po shenjat e gishtave të Belerit dhe Kokaveshit nuk ekzistojnë.

Gjyqtari Kalaja thotë ta mbajmë në burg se është i dënuar me dëshmi penaliteti, ndërkohë që del që dëshmia e penalietit qenka e falsifikuar enkas për Belerin dhe ka ndodhur një herë në sistem.

Sasia dhe numri i madh i dokumenteve të falsifikuara na bën të jemi mosbesues në pavarësinë e gjykatës dhe krejt të bindur që Beleri do të dënohet me urdhër politik.”, tha Suli./e.t

Të fundit

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

Lajme të tjera

Web TV