Kiryakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë i ka dërguar një letër Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelares gjermane Angela Merkel, duke u propozuar që ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë të nënshkruhet një marrëveshje e re për refugjatët.
Sipas gazetës greke “Proto Thema”, Mitsotakis bën të ditur se bashkëpunimi me Turqinë luan një rol përcaktues në pengimin e fluksit të refugjatëve drejt Evropës dhe kërkoi një marrëveshje që përqëndrohet në krijimin e një mekanizmi të ri financues ndërmjet BE-së dhe Turqisë.
Ai bën të ditur gjithashtu se Turqia zotëron forcën për të kontrolluar plotësisht flukset e refugjatëve dhe pretendon se Ankaraja i përdor refugjatët si një mjet presioni ndaj BE-së.
Kryeministri grek theksoi se mbështetjen financiare ndaj Turqisë, Bashkimi Evropian duhet ta bazojë në parimin e proporcionit “për më pak kalim (fluks) të refugjatëve të jepet më shumë financim dhe për më shumë kalim Turqia të financohet më pak”.
Përveç koronavirusit, Greqia është përballur edhe më një fluks në rritje të refugjatëve, kryesisht sirianë, që vijnë nga kufiri me Turqinë.