Gazetarja shqiptare mban me vështirësi lotët teksa flet për koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarët që përcjellin lajmet për pandeminë dhe që u duhet të raportojnë çdo detaj duhet të kontrollojnë edhe emocionet, por në disa raste është e pamundur.

Gazetarja e njohur e “Zërit të Amerikës”, Menada Zaimi gjatë një interviste për RTV Ora mbi situatën e koronavirusit në SHBA, u “pushtua” nga emocionet.

E pyetur nga gazetarja Besimira Pelushaj sesi po e përjeton edhe familjarisht këtë situatë, Zaimi mes emocionesh tha se duhet të japim shembullin se duhet të qëndrojmë në shtëpi.

Besmira Pelushaj: Do të doja të ndaje me ne edhe një eksperiencë personale si po e përjeton ti vetë ndryshimin, tani je e detyruar të mos shkosh në punë, jeni duke punuar nga shtëpia, bashkë me kolegët e “Zërit të Amerikës”, edhe familjarisht, si po e përjetoni gjithë këtë gjendje?

Menada Zaimi: Si të gjithë….si të gjithë amerikanët po përpiqemi që ta menaxhojmë situatën brenda shtëpisë tonë. Të japim shembullin që ne qëndrojmë në shtëpi dhe duam të kontribuojmë si gjithë të tjerët që….

Besmira Pelushaj: Është e vështirë, por besoj të gjithë do t’ia dalim së bashku.

Shtetet e Bashkuara është vendi me numrin më të madh të të infektuarve në botë, kur deri tani numërohen mbi 300 mijë raste pozitive dhe mbi 8 mijë të vdekur.

Të fundit

Baton Haxhiu kërkoi mbylljen e RTSH-së, reagon Mevlan Shanaj:

Aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj, ka reaguar pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu dërguar drejtoreshës së Radio Televizionit...

Protestoi për pagë më të lartë, vagonisti pushohet nga puna në minierën e Bulqizës

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe kompanisë Albchrome, është shkarkuar...

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së...

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të fundit nga “SportMediaset”, mbrojtësi i...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Lajme të tjera

Web TV