Zbardhen debatet nga mbledhja e “Rithemelimit”: Ka të drejtë Lindita kur thotë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbardhur diskutimet nga mbledhja me dyer të mbyllura e deputetëve të “Rithemelimit”, e zhvilluar ditën e djeshme.

Gjatë mbledhjes, Gazment Bardhi është shprehur se grupi ka qenë në gatishmëri të plotë për të gjetur një zgjidhje me maxhorancën, por këta të fundit nuk kanë reflektuar asnjë qëndrim. Ndërkohë, një tjetër reagim i fortë ka qenë ai i Dashnor Sules, i cili është shprehur kundër Grupit, duke thënë se këta të fundit e morëm më qafë Sali Berishën.

Debati në Grupin e deputetëve të “Rithemelimit:

Bardhi: “Do te diskutojmë për seancën plenare dhe reformën zgjedhore. Duhet te dini se ne kemi qene ne gatishmëri te plote për zgjidhje te situatës politike ku jemi, por përgjigja e mazhorances është përjashtimi i deputeteve te opozitës. Nuk ka asnjë reflektim nga ata, edhe pse na kanë mohuar të drejtat tona kushtetuese, ngritjen e komisioneve hetimore parlamentarë si dhe kanë mohuar vullnetin e shumicës për përfaqësi në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Të gjendur në ketë situatë, ne duhet të vazhdojmë aksionin që kemi nisur.”

Mediu: “Opozita duhet të bashkohet dhe ne kemi bërë propozim për Federatë. Të jemi të qartë se çfarë qëllimi duhet të kemi me reformën zgjedhore. Duhet të biem diskutimet konkrete dhe të shqyrtohen tek grupi deputetëve. Si aleancë për ndryshim kemi bërë propozimet tona, për listat e hapura, rikthimin e koalicioneve parazgjedhore dhe votën e emigrantëve.

Veprimin tonë opozitar duhet ta zhvillojmë në parlament dhe jashtë parlamentit, të bëjmë një analizë të aksionit opozitar në parlament dhe mbi të gjitha të shkojmë të takohemi me njerëzit, ti dëgjojmë ata, të flasim për shtetin që i shërben atyre, kthimin e parlamentit në funksione kushtetuese. Dhe veçanërisht të bashkëpunojmë me ndërkombëtarët.”

Metaliaj“Ne duhet te bashkohemi jo vetëm këtu ne grup, por edhe ne baze. Kështu siç jemi nuk frymëzojmë, madje edhe njerëzit nuk janë optimiste kur e shohin situatën te tille. Prandaj te bashkuar mundemi te dalim edhe tek mbështetësit tanë, tek qytetaret, se ndryshe as njerëzit nuk na presin me. Te ndahen grupet e punës dhe te fillojmë organizimin e strukturave ne baze, duhet ti rivitalizojme, ti motivojmë dhe te bëhemi te besueshëm.”

Sula: “Ju e morët më qafë Berishën. Ju i thatë Berishës mos shko të paraqitet në SPAK. Ka të drejtë Lindita kur thotë që s’na besojnë më njerëzit./O.S

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV