Aromë lufte?/ Raketat ruse i afrohen kufirit të NATO-s, forcat ajrore në gatishmëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat britanike kanë raportuar pas nisjes së ofensivës ruse në Ukrainë sot se Polonia ka nisur mobilizimin duke përgatitur të paktën tre avionë luftarakë F-16.

Gjatë sulmi që preku Ukrainën në orët e para të mëngjesit raketat ruse u afruan me kufirin polak para se të godisnin objektivat në tokën ukrainase.

Ndër objektivat rusë u raportua të ishte një fabrikë ukrainase e dronëve në Mykolaiv dhe breshëri sulmesh u raportuan edhe në Kiev dhe Kharkiv .

Ndërsa ndërtesat digjeshin në Ukrainë, kërcënimi i thellë i një lufte më të gjerë që përfshin NATO-n u theksua nga alarmi polak sot herët pasi raketat ruse u duk se po shkonin drejt Polonisë.

Një sulm ndaj një vendi të NATO-s mund të sjellë aktivizimin e nenit 5 të aleancës ushtarake, i cili thotë se nëse një aleat i NATO-s është viktimë e një sulmi të armatosur, anëtarët e tjerë të Aleancës do ta konsiderojnë këtë një akt agresioni kundër të gjithë anëtarëve.

Polonia u godit nga një raketë në nëntor 2022, pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona. Raportet fillestare sugjeruan se ishte një raketë ruse, duke ngjallur frikën se mund të nxiste një konflikt më të gjerë, por më vonë u raportua nga Polonia dhe Shtetet e Bashkuara se raketa ka të ngjarë të ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e gjuajtur gabimisht./e.t

Të fundit

BE jep 7.2 milionë euro për procesin e integrimit

Bashkimi Evropian ka nisur zyrtarisht Projektin e Mbështetjes së Integrimit në BE duke lëvruar 7.2 milionë euro për vendin...

Pse lakuriqët e natës nuk sëmuren kurrë?

Pavarësisht se janë një rezervuar virusesh, lakuriqët e natës nuk sëmuren: e gjitha kjo falë fluturimit të tyre, i cili i ka shtyrë ata...

Një tjetër arsye e mirë për të mbajtur mace shtëpiake brenda shtëpive tona

Secilit habitatin e tij: macet e shtëpisë që bredhin përreth mbajnë me vete kimikate, të tilla si vrasësi i pleshtave, që rrezikojnë të dëmtojnë...

Ndahet nga jeta Patrick Barclay, gazetar i talentuar dhe i respektuar i futbollit

Shkroi ndër të tjera për Guardian, Telegraph dhe Times - Barclay shkroi gjithashtu një numër librash shumë të vlerësuar  Saçin Nakrani  Ka ndërruar jetë në moshën...

A mund të ndalojmë t’i quajmë këta njerëz populistë?

Nga David Brooks Gjatë 20 viteve të fundit, apo kaq shumë prej nesh, tipa vëzhgues socialë kanë shkruar për humnerat e tmerrshme që ndan klasën...

Lajme të tjera

Web TV