Vasili kritika Majkos: Rri Pandi rri, mos e shqetëso Ramën. Të tjerë socialistë të bënë kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryetar i LSI-së, Petrit Vasili ka kritikuar Pandeli Majkon, ministër për Diasporën, për heshtjen e treguar ndaj vendimit të Qeverisë për të mos lejuar hyrjen e emigrantëve shqiptarë, duke i lënë ata të bllokuar në kufi.

Sipas Vasilit, Majko i cili ka folur kaq shumë për emigrantët, sot nuk bën asnjë lëvizje pasi ka frikë se kryeministri e shkarkon nga detyra e ministrit. Ai i kujton edhe periudhën kur Majko ishte kryeministër, 20 vite më parë, duke arritur në atë pozicion nga socialistë që sot nuk janë më në Partinë Socialiste.

Reagimi

Rama dhe Majko flene shtepi,ndersa emigrantet jashte!

Eshte kriminale sjellja e Rames me shqiptaret e bllokuar ne kufi te cilet qeveria nuk i le te hyjne ne ardheun e tyre.
Po shkelet Kushtetuta, ligji, por edhe cdo norme njerezore.

Po ne kemi edhe Ministri per Diasporen.

Po ne kemi edhe ministrin Majko, qe rri e veshtron me permallimin e tij interesant, karakteristik e babaxhan, ndersa emigrantet flene jashte te dera e kufirit, qe ua ka mbyllur qeveria e tij.

Po ky Majko kerkoi edhe zyra per emigrantet neper rrethe.Si duket edhe kjo paska qene ndonje nga shakate e tija, sigurisht pa humor.

Po ky Majko u ça dysh edhe per voten e emigranteve.

Ndersa sot Majko hesht.Sa gjynah qe e mbyll trembshëm gojen nga frika e tmerrshme se Rama e heq.

Te tjere socialiste ishin ata, qe e bene Majkon Kryeminister, kur Shqiperia hapte deren per qindra mijra vellezer nga Kosova ne 1999.

Por ata socialiste nuk jane më, ndersa Majko po se eshte vertet me “parimor” se ata.

Rri Pandi rri, mos e shqeteso Ramen.

Mos harro, kur te vijne zgjedhjet vervitu edhe ti me Ramen etj, me autobuze plot qe ti sillni emigrantet per te votuar dhe atehere kufiri do te jete dy kanate hapur, tani ne kohen e pandemise mbylljani kufirin lerini te gdhihen jashte.

Lexo edhe :  Habit zyrtarja e PD/ Për lirinë e medias e ka fajin Yuri Kim!

Ata flene jashte, ndersa ti Pandi se bashku me Ramen flini ne shtepi, se ata per kete ju kane votuar ne fund te fundit….!?

Të fundit

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

Lajme të tjera

Web TV