Boris Johnson është duke u trajtuar në spital me oksigjen. Sipas Daily Mail, kryeministri britanik vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që është konfirmuar prej ditësh i infektuar me koronavirus.
Gjithsesi, as qeveria dhe as mjekët nuk kanë dhënë informacion të plotë mbi gjendjen shëndetësore të kryeministrit.
Ai u shtrua dje në spital, 10 ditë pasi kishte konfirmuar infektimin me COVID-19.
Aktualisht punët e qeverisë po menaxhohen nga zv/kryeministri Dominic Raab.