Avokatja e divorceve të V.I.P-ave thotë se kjo është arsyeja pse çiftet ndahen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse keni dëgjuar për divorcet më të bujshme këto 30 vitet e fundit, me siguri që keni dëgjuar edhe për emrin e Laura Wasser. Avokatja e njohur e divorceve me një karrierë të gjatë profesionale në këtë fushë, liston emra të tillë VIP në çështjet e saj ligjore, si Kim Kardashian, Britney Spears apo Ariana Grande.

Duket se divorcet e të famshmëve nuk janë aq të ndryshme nga ndarjet civile, përveç milionave që “luhen” në mes. “Unë gjithmonë them se divorci është momenti që barazon të gjithë çiftet,” thotë Wasser. “Njerëzit përjetojnë të njëjtën frikë dhe dhimbje zemre, pavarësisht nëse janë të famshëm apo jo”.

Por, përveç fakteve, motivet që çojnë drejt ndarjes shumë çifte janë thuajse të njëjta për të gjithë. “Arsyeja pse njerëzit divorcohen është sepse ata nuk komunikojnë,” thotë avokatja e njohur.

Një lidhje jashtëmartesore, probleme me alkoolin, paaftësia për të komunikuar dhe për të “gjetur gjuhën” në mesin e problemeve janë disa nga shkaqet që i çojnë partnerët në dyert e gjykatave.

Këshilla e avokates është që t’i jepni përparësi bisedave të rëndësishme përpara se të thoni “Po” në altar. Diskutime të tilla se, a duhen dërguar fëmijët në shkolla shtetërore apo private? A duhet të jetojnë prindërit me ju apo vetëm në moshën e pleqërisë? Këto, por edhe shumë tematika të tjera duhet të ceken përpara martesës në mënyrë që t’i kurseni vetes ca para dhe dhimbje zemre gjatë rrugëtimit martesor.

Nevojat e partnerëve mund të ndryshojnë gjatë rrjedhës së martesës, në këtë rast komunikimi i mirë është çelësi.

Duke bërë biseda të vështira para ose në fillim të martesës, ju mund të kultivoni zakone të shëndetshme komunikimi që ju shërbejnë më mirë juve dhe partnerit/es tuaj/suaj./E.Ç

Të fundit

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Lajme të tjera

Web TV