Grafite të shumta kundër Kosovës në komunat veriore, policia nis hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë, jeton Brigada e Veriut” janë grafitet e reja që kanë pushtuar mëngjesin e së dielës, katër komunat në veri të vendit.

Përveç në veri të Mitrovicës, grafite të tilla janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Të njëjtat janë shkruar në cirilik, me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër që përkojnë me ngjyrat e flamurit të Serbisë.
Këto grafite siç duket janë shkruar nga “Brigada e Veriut” e cila nga Qeveria e Kosovës është shpallur organizatë terroriste së bashku me organizatën tjetër të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile”.

Lidhur me këtë zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Telegrafin se kanë hapur rast.

“Kemi hapur rast, nuk ka ende persona të dyshuar”, tha ai.

Grafite me përmbajtje të ngjashme janë shkruar për vite të tëra në veri./e.t

Të fundit

Lufta Izrael-Iran, Lubonja: Ndërhyrja e SHBA-ve ka përmasa globale

Analisti i njohur Fatos Lubonja, në një lidhje direkte për një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit në...

Kosova do të sulmohet nga Serbia?/ Alfred Cako bën parashikimin për vitin 2027

Alfred Cako ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur rreth luftës Izrael-Iran. Por jo vetëm...

Lista e ndershme muzikore e Ana Matronic

"E kam të trishtueshme dhe të vështirë të dëgjoj The Smiths": Anëtarja e Scissor Sisters ka një marrëdhënie të ndërlikuar me The Smiths dhe...

Ku tundet një bush del një Berishë

Nga Frrok Çupi Kur doli se Sali Berisha ishte dorëzuar në një intervistë në televizionin shtetëror të Iranit, kishte disa njerëz që u habitën. Njerëz...

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë deri të martën, 24 qershor 2025, afatin për nisjen e procedurave...

Lajme të tjera

Web TV