Ja si paraqitet situata në QSUT një ditë pas zjarrit/ Shërbim marrin vetëm pacientët me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë vijon të mos jetë plotësisht funksionale, pas zjarrit që ra ditën e djeshme.

Pas flakëve që nisën në dhomën teknike në katin -1, tashmë në atë godinë trajtohen vetëm pacientë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Të sëmurët që kërkojnë ndihmë në numrin e telefonit 127 të Urgjencës Kombëtare në raste aksidentesh dërgohen në Spitalin e Traumës, kur ankojnë probleme me tensionin apo zemrën tek “Shefqet Ndroqi” dhe kur i shqetësojnë ethet apo temperatura e lartë në Infektiv.

Ata që nuk kanë dijeni dhe paraqiten me makina private për të marrë shërbim në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” orientohen aipas gjendjes së tyre shëndetësore. Në raste  të rënda, dërgohen drejt spitalit me autoambulancë. Ky plan masash për menaxhimin e urgjencave mjekësore u vu në zbatim të dielën.

Nuk ka ende një datë kur urgjenca e spitalit qendror të Tiranës do ti kthehet normalitetit.

Aparaturat sipas drejtorisë së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” po testohen ndërsa pacientëve nga rrethet në listë pritje për ekzaminime imazherike iu është lënë një datë tjetër.

Një ditë më parë në bodrumin e urgjencës ra zjarr, pasojë sipas policisë e një shkëndije elektrike./O.S

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV