Adrian Koni largohet nga drejtimi i AAPSK, ja kush e zëvendëson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adrian Koni është larguar nga drejtimi i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe në vend të tij është emëruar përkohësisht Idriz Haxhiaj.

Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare nga Ministria e Brendshme, që ka nën varësi AAPSK.

Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) z.Adrian Koni, Ministri i Brendshëm ka prezantuar sot Drejtorin ri të Agjencisë, z. Idriz Haxhiaj. Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së. Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”. Z.Haxhiaj mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Politikave të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme”, thuhet në një njoftim të ministrisë.

Disa muaj më parë, shkarkimi i Adrian Konit u rekomandua nga Kontrolli i Lartë i shtetit. Pas një auditi në institucionin që Koni drejtonte, KLSH gjeti mangësia dhe shkelje të ndryshme ligjore.

/O.S

Të fundit

Sulmet e SHBA në Iran, demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump: Shkeli Kushtetutën

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me forcë kundër vendimit të presidentit Donald Trump për të bombarduar Iranin. «Një vendim thellësisht...

Turizmi shqiptar në kulm: Vija bregdetare e mbushur me mijëra pushues

Vapa përvëluese e verës ka mbushur plazhet shqiptare me mijëra pushues. Nga Currilat e Durrësit e deri përtej Golemit të Kavajës, vija bregdetare është kthyer...

Ambasada amerikane në Shqipëri reagon pas bombardimit të Iranit/Publikon mesazhin e Trump

Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombarduan centralet bërthamore të Iranit. Ambasada e SHBA reagoi në një postim në...

 ‘Rubensi i rremë’ i Galerisë Kombëtare duket shumë i vërtetë

Si mund të quhet “i rremë” dhe “një objekt i dobët” kryevepra e mbushur me sensualitet “Samsoni dhe Dalila” nga Rubens? Mjeshtri flamand thjesht...

Humbje për futbollin elbasanas, ndahet nga jeta mjeku i ekipit të verdh e bluve

Familja e futbollit elbasanas është sot në zi. Një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të këtij komuniteti, mjeku i ekipit të...

Lajme të tjera

Web TV