Fshati cakton rregulla të pazakonta për të mbajtur larg ‘shpirtrat e ligë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e fshatit Ban Khop Klang Nuea po përpiqen të mbajnë larg fatkeqësitë me nëntë rregulla të reja të pazakonta që duhen zbatuar nga banorët, pas një serie ngjarjesh misterioze. Rezidentët e fshatit tailandez kanë ndaluar hyrjen e trupave të të vdekurve dhe kanë caktuar data të sakta kur mund të sillet në fshat lënda drusore ose qymyri.

Banori vendas Kham-u, 62 vjeç, thotë se vendasit kanë lënë mënjanë mënyrën e vjetër të të jetuarit dhe se zakonet moderne po prishin traditën, duke fajësuar për këtë vdekjet e të rinjve nga sëmundje që nuk kanë qenë kurrë fatale më parë. Tashmë sipas rregullave të reja fshatarët nuk mund të sjellin trupa të vdekurish në fshat dhe nuk mund të vrasin kafshë me katër këmbë në territorin e Ban Khop Klang Nuea.

Rezidentët kanë caktuar gjithashtu data të sakta se kur mund të sillen në fshat orizi, barërat, druri i zjarrit, dheu e gurët, shkruan rrjeti Thaiger. Qymyri ndalohet të fytet në shtepi të caktuara të fshatit, ndërsa banorët kanë caktuar kohë të veçanta për djegien e drurit që kthejnë në qymyr. Ata kanë hartuar gjithashtu mënyra të caktuara për transportimin e mishit, duke ndaluar varjen e këmbëve të lopëve. Megjithëse rregullat duken të pazakonta, Kham-u thotë se ato kanë ndaluar vdekjet e sëmundjet e papritura duke ndaluar afrimin e shpirtrave të këqij.

Për këta të fundit kryhet një ritual me simbole e objekte të vendosura në hyrje të fshatit. I vjetri i fshatit Pattama Prathumwan, thotë se ata që shkelin rregullat gjobiten 500 bat ($12) dhe paralajmërojnë të tjerët të tregojnë respekt ndaj rregullave edhe pse janë të pazakonta./E.T

Lexo edhe :  Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

 

Të fundit

Zbulohet klauzola! Nico Williams mund të blihet me një shifër fikse

Në fillim të verës, Barcelona ishte pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas ishte gati të...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban, Balluku: Zhvillim për të gjithë zonën

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban. Me Ballukun, ishte dhe Ministrja...

Policia rrugore e Dibrës shton masat, dronet kapin qindra shkelje

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Në një njoftim zyrtar,...

‘Syri i kaltër’, nënprefekti Kiço: Po presim avionët ‘Canadair’…

Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” mbetet alarmante. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta....

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Lajme të tjera

Web TV