Ndihmës sekretari amerikan i shtetit i kërcënon Kosovën për ndalimin e dinarit serb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me to, si ai i ndalimit të monedhës së dinarit serb.

Në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, ditën e sotme (13 shkurt), O’Brien bëri një paralajmërim të fortë për Prishtinën zyrtare.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”- u shpreh zyrtari i lartë amerikan.

Sipas O’Brien Kosova duhet të pezullojë vendimin e Bankës Qendrore menjëherë dhe të punojë si shtet modern europian për të gjetur një zgjidhje për këtë problem.

“Njerëzit duhet ta dinë se si do t’i paguajnë faturat. Kur lexoj deklaratën e Bankës Qendrore, aty nuk thotë se do ta lejohet përdorimi i dinarit. Thotë se do të ofrohet një alternativë. Kjo duhej bërë para se të zbatohej vendimi në bashkëpunim me komunitetet e prekura dhe me fqinjët që preken nga vendimi dhe sinqerisht me Bashkimin Evropian dhe me ne”, tha O’Brien.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës – e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin – hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj dhe kundërshtimit nga serbët e Kosovës./O.S

Të fundit

Përplasi për vdekje 2- vjeçarin/Arrestohet drejtuesi, komshi me familjen e viktimës

Në vazhdim të hetimeve për aksidentin tragjik që ndodhi në një fshat të Vorës sot, ku një i mitur...

A do të ishte bota më paqësore nëse më shumë gra do të drejtonin

Gazetarja e Sky News, Victoria Seabrook i ka kushtuar një artikull Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Nëse bota ka ndjerë më shumë rrezik kohët e fundit,...

Ishte më i votuari në Primare, Nallbati: S’e bëj dot servilin me Berishën

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka folur mbi raportin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste në emisionin “Kjo...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Jozi bën deklaratën e fortë, Loredana ia kthen: Do thosha burrë por ti…

Që prej ditës që Jozi është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP me anë të zgjedhjes së Gjestit nga zarfi i valixhes së...

Lajme të tjera

Web TV