SKANDAL në Klos/ Nxënësit ngrohen me reflektorë pasi kaldaja nuk punon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Tema” në fshatin Kurdari të Klosit, ngrohjen ua kanë besuar reflektorëve, të cilët ua kanë sjellë prindërit, pasi kaldaja e shkollës nuk funksionon.

Edhe ato që dukej sikur punonin nuk kishin as ngrohjen minimale, ndërkohë që shkolla “noton” nga lagështia dhe xhamat e thyer. Përgjegjësi i zyrës arsimore në Bashkinë Klos i dehur në orar të punës, nuk shpjegon gazetarët për situatën e shkollësk por i shan dhe kërcënon.

Në Fiks Fare u ankuan prindërit, fëmijët e të cilëve zhvillojnë orët mësimore në shkollën “Ibrahim Tema” në fshatin Kurdari të Klosit. Ankesa lidhet me kaldajat e kësaj shkolle, që nuk funksionojnë ose edhe ato pak që janë në punë, kanë një ngrohje minimale. Dhe për këtë arsye, ata vetë si prindër janë detyruar që në shkollë të çojnë reflektor, që fëmijët mos të sëmuren. Ata gjithashtu ngritën shqetësimin edhe të kushteve të tjera të shkollës, si lagështia në mure dhe xhamat e thyer.

Gazetarët e Fiksit panë nga afër shkollën dhe filmuan muret e klasave, që ishin të gjitha me lagështi, xhamat e thyer dhe të plasaritur në këtë shkollë dhe kaldajat jashtë funksionit.

Në një intervistë për Fiksin, drejtori i shkollës Arben Allamani, shprehet se problemi është që në projektimin e saj, pasi infrastruktura e këtij institucioni nuk është e duhura dhe prandaj kanë hasur këto probleme.

Ai tha se është bërë një kërkesë për të rregulluar dëmet që ka në këtë shkollë dhe se ka pasur reagime dhe nga institucionet kompetente. Ai pohon se bashkia ka dërguar, pas tre javësh që është ngritur problemi nga ana e tij, një grup punë që kanë verifikuar dhe kanë bërë dhe disa ndërhyrje. Por, as këto nuk e kanë zgjidhur problemin, sidomos për pjesën e lagështisë. Gjithashtu, ai pranon se në disa klasa nuk janë në funksion kaldajat dhe ka nga ato që punojnë, por kanë ngrohje minimale.

Lexo edhe :  Fundi i Perandorisë së Shenjtë Romake: Krijimi i Konfederatës së Rinit

Fiksi gjithashtu u interesua pranë zyrave të ZVA Klos, ku thanë se janë në dijeni për problematikën dhe se nuk është hera e parë që nxënësit e kësaj shkolle po hasin këtë problem. Drejtori i ZVA Klos, Agron Hoxha, tha se po merren me zgjidhjen e këtij problemi duke kërkuar ndihmën e bashkisë dhe në rast se nuk do mund të rregullojnë kaldajat, ata do të shikojnë një opsion tjetër, e cila do të jetë ngrohja me sobë druri.

ZVA është në pritje të një përgjigjen nga Bashkia Klos sesi do të procedohet.

Menjëherë pas përgjigjes së marrë nga ky institucion, gazetarët e Fiksit u drejtuan te Bashkia e Klosit pranë zyrës së arsimit ku u përballën me përgjegjësin e kësaj zyre. Edmond Nikolla, në gjendje të dehur jep një përgjigje shumë të agravuar gazetares. Pyetjes së gazetares nëse është apo jo esëll pasi kundërmonte era alkool ai i përgjigjet se nuk është shofer, duke pranuar indirekt. Më pas ai fillon bërtet në zyrë duke thënë se nuk ka frikë Fiksin dhe se të gjithat kaldajat janë të rregulluara dhe nuk ka asnjë problem në shkollë. Gjithashtu ai tha se nuk ka qenë në dijeni të problematikës, pasi janë njoftuar në mëngjes ndërkohë kërkesa nga drejtori i shkollës ishte bërë me datën 16/11/2023. Gazetarja kërkon nga përgjegjësi që t’i verifikojnë këto problematika që ka shkolla dhe së bashku të nisen drejt shkollës.

Por përsëri z. Nikolla në bisedë me gazetaren tregohet shumë i vrazhdë duke i bërtitur dhe duke i bërë presion. Në momentin që ata do niseshin për të verifikuar nëse në këtë shkollë ka probleme apo jo, përgjegjësi nuk pranon që të shkojë me justifikimin që nuk ka makinë dhe se çdo pikëpyetje që ka gazetarja le ta zgjidhë me drejtorin e shkollës./O.S

Të fundit

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke...

13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Përgatiti: Leonard Veizi Në një ditë të nxehtë korriku, kur ajri mbi qytetet përvëlonte rrugët dhe njerëzit kërkonin hijet e pakta që mbeteshin në mes...

Fluksi i mjeteve, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh

Mirëmenaxhimi i trafikut gjatë sezonit turistik si dhe minimizimi i numrit të ngjarjeve rrugore, ka bërë që Policia Rrugore të krijojë disa Njësi të...

Gjermani: Kontributet e sigurimeve deri në 50%?

Ekonomisti dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë Gjermane, Martin Werding, ka thënë se punonjësit duhet të përgatiten për kontribute të sigurimeve shoqërore...

Banorët e Thethit mblidhen këmbëkryq para kishës, prifti drejton kuvendin

Prania e IKMT-së dhe forcave policore në Theth për shembjen e strukturave, duket se ka bërë bashkë banorët si një herë e një kohë. Banorët,...

Lajme të tjera

Web TV