Bardhi nga Malësia e Madhe: Më 20 shkurt protestojmë kundër keqqeverisjes së Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shoqëruar nga të gjithë deputetët e qarkut Shkodër dhe deputeti Flamur Noka, ka zhvilluar takime me banorët e Malësisë së Madhe.

Në mesazhin e tij, Bardhi thekson se në 20 shkurt në protestën kombëtare të opozitës, duhet të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët që dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë, për veten dhe familjen e tij në Shqipëri.

Mesazhi i Bardhit:

20 Shkurti nuk është protestë vetëm e demokratëve të bashkuar, por reagim i çdo shqiptari që dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tij në Shqipëri.

Me këtë mesazh, i kërkova banorëve të Malësisë së Madhe që të na bashkohen ditën e martë, datë 20 Shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë. Protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, që po pengon punësimin dhe zhvillimin ekonomik, që ka rrënuar mirëqenien e familjeve shqiptare, dhe që po tenton të kontrollojë çdo pushtet duke ndërtuar një shtet autokrat e të padenjë për familjen europiane”, shprehet ai./E.T

Të fundit

Shkencëtarët sapo e konfirmuan/ Toka ka një kontinent të tetë dhe se ka qenë nën oqean

Në një përparim të mbështetur nga vite të tëra eksplorimi nënujor dhe analiza të avancuara gjeologjike, shkencëtarët kanë konfirmuar...

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të...

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje, ku shumë prej kandidatëve morën...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Lajme të tjera

Web TV