Blegtoria drejt kolapsit/ Blegtorët: Monopol nga kompanitë e qumështit, kanë lidhje…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni “Fol” u ndal sot në Gjirokastër, për t’u njohur nga afër me problemet e blegtorëve të Delvinës e Gjirokastrës. Nga viti në vit po pakësohet numri i bagëtive, ndërsa blegtorët thonë që nuk po ia dalin dot më pasi “po na shkatërron prodhimi i huaj”.

Ata vënë në dukje se prodhimet e huaja vijnë me çmime shumë më të lira, pasi në vendet e origjinës ka subvencion, ndërsa produktet kanë po ashtu përmbajtje qumështpluhuri. Ndër të tjera ata tregojnë se në Rumani dhe Bullgari rriten qengja enkas për tregun shqiptar, të vaksinuar për të shtuar peshë.

Një blegtor thotë se e ka të pamundur që me prodhimet e tij bio të konkurrojë mallrat e importit.

“Ne na dëmton më shumë prodhimi që vjen nga jashtë. Këtu vjen qumësht me 800 lekë nga Serbia, sepse ai vjen i subvencionuar. Ne nuk konkurrojmë dot në treg me ata, sepse prodhimet tona janë Bio. Ne jemi një industri pa çati, jemi një industri e rriskuar në çdo stinë të vitit, sepse edhe kushtet e motit kanë ndryshuar. Veprat ujore ku pinë ujë bagëtitë që nga koha e xhaxhit s’është vënë dorë, janë të shkatërruara. Ka ca vite që japin një subvencion, por edhe atë në një fashë të caktuar, deri në 800 krerë. I kanë bërë njerëzit me 5 nipte në familje, që t’i ndash bagëtitë. Ne 1200 lekë të reja marrim për një dele, edhe ato i zbresim. Ata që bëjnë politikat e bujqësisë s’na kanë pyetur kurrë çfarë problemi keni. Kur vjen momenti i kullotës vijnë dhe thonë hajde ta paguash. Atje shkruan që do ruash edhe veprat ujore, ato janë kthyer në gropa septike, s’janë më lera për bagëtitë. Ne paguajmë shkurret, se kullota s’quhen më ato”.

Ai thotë se 4 kompani të mëdha, që kanë lidhje politike, po konkurrojnë baxhot e vogla në treg./O.S

Të fundit

Rama merr vendimin! Çfarë do të ndodhë me Bashkinë Tiranë pas arrestimit të Veliajt?

Pak pasi hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dolën nga Bashkia Tiranë duke marrë kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministri Edi...

Veliaj në burg/ Gazetari paralajmeron: Së shpejti do ketë edhe drejtorë të arrestuar

Gazetari Elvi Fundo foli sot për çështjen e arrestimit të Erion Veliajt dhe të çfarë vjen më pas. Ai tha se kjo është një ditë...

Rikthehen reshjet e shiut në zonat malore pritet edhe dëborë! Parashikimi i motit për sot

Ditët e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht nga orët e mesditës ku pritet të shoqërohen me reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak...

‘Travel Awaits’: Shqipëria mes vendeve më të mira për një arratisje unike evropiane

Ballkani përfshin disa vende në rajonin juglindor të Evropës. Nga këto vende, ju ndoshta keni vizituar shtetin më të njohur: Greqinë, shkruhet në në...

Kur Kina rehabilitoi Shekspirin dhe Bethovenin, armiqtë e Revolucionit Kulturor

Nga Leonard Veizi   Veç të tjerash, 11 Shkurti si datë, por në kontekstin e vitit 1978, mbahet mend edhe si dita kur në Kinën komuniste...

Lajme të tjera

Web TV