Emocionuese/ Mjekët duartrokasin për foshnjën 4-muajshe që “mposhti” Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamje nga momenti emocionues kur ekipi mjekësor duartrokitën një fëmijë katër muajsh, i cili ishte në ventilator pasi ishte infektuar me COVID-19, janë publikuar në rrjetet sociale.

Vogëlushi, emri i të cilit nuk është zbuluar, thuhet se ishte i infektuar me koronavirus dhe u shtrua në Spitalin Rajonal të Malaga-s më 16 mars.

Foshnja, e cila kërkoi ndihmë mjekësore, tani është larguar nga kujdesi intensiv. Gjatë këtij momenti, ekipi mjekësor përshëndeti largimin e vogëlushit me duartrokitje.

Në video shihen një turmë mjekësh, infermierësh dhe punonjës të kujdesit shëndetësor duke duartrokitur dhe duke brohoritur fëmijën të vendosur në një panel qelqi, ndërsa i hoqën ventilatorin.

Jose Camacho, kreu i repartit të kujdesit intensiv në spitalin spanjoll, tha që foshnja ishte përgjigjur mirë ndaj trajtimit dhe nuk kishte më nevojë për ventilator.

Burime zyrtare thanë që foshnja është në gjendje stabile dhe së shpejti do të dërgohet në një repart normal./Daily Mail

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV