Plagosi me thikë 22-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga autori disa orësh pas ndjekjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e plagosjes me thikë të 22-vjeçarit Armandio Gj. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

“Shërbimet e  Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas identifikimit se shtetasi Anton Gj., ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, janë venë në ndjekje dhe  pas disa orësh ndjekjeje dhe kërkimesh bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë  të autorit, shtetasit  Anton Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Grude e Re”, njoftoi policia.

Pasi plagosi 22-vjeçarin, ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe u vu në pranga pas disa orësh ndjekje. Ndërkohë policia njofton se i plagosuri po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./O.S

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor. Londinezët kanë...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Lajme të tjera

Web TV