Reagon ashpër Kremlini për vdekjen e Navalny: Gishti i drejtuar nga Moska, i papranueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo prentendim se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e Alexei Navalny është “plotësisht i papranueshëm”, thotë zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov, siç raportohet nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

Peskov thotë se reagimi i udhëheqësve perëndimorë ndaj vdekjes së Navalny ishte “histerik”.

Më herët, kryetari i parlamentit rus Vyacheslav Volodin fajësoi Perëndimin për vdekjen e kritikut të Kremlinit.

Alexei Navalny, njëri prej kritikëve më të mëdhenj e të paepur ndaj Kremlinit dhe politikave të qeverisë aktuale ruse, ndërroi jetë në burg ku po vuante vite të tëra dënimesh që mbivendosnin njëri-tjetrin. Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje, “humbi vetëdijen” dhe shumë shpejt vdiq. Në njoftim theksohet po ashtu se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmonte liderin e parehatshëm opozitar, ndërsa Tv Moska flet për një trombozë, por pa dhënë shumë detaje të tjera./O.S

Të fundit

Vazhdojnë zjarri në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Lajme të tjera

Web TV