Një arsye tjetër për ta lënë, pirja e duhanit lë shenja në sistemin imunitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në listën e arsyeve të mira për të lënë duhanin është shtuar një nga disa “pesha”: pirja e duhanit lë gjurmë të vazhdueshme në mënyrën se si sistemi imunitar reagon ndaj infeksioneve, të dukshme edhe vite pas ndërprerjes. Kjo është ajo që del nga një studim i botuar në Nature i cili u përpoq të kuptonte pse përgjigja imune ndryshon kaq shumë nga personi në person. Nga analiza dolën tre faktorë: përveç duhanpirjes, që ka ndikimin më të madh, në reagimin imunitar ndikojnë edhe indeksi i lartë i masës trupore dhe infeksioni i mëparshëm me citomegalovirus , një patogjen shumë i përhapur.

I NJËJTI INFEKSION, REAGIME TË NDRYSHME. Sipas shkencëtarëve, zbulimi është një ftesë për të marrë parasysh jo vetëm efektet e menjëhershme të stilit tonë të jetesës , por edhe ato të qëndrueshme, të cilat janë të destinuara të ndikojnë në shëndetin tonë për një kohë të gjatë.

Gama e gjerë e përgjigjeve të mundshme të sistemit imunitar të njeriut ndaj të njëjtit infeksion u shfaq shumë qartë gjatë pandemisë CoViD-19 : i njëjti infeksion mund të shkaktojë simptoma të moderuara në disa pacientë dhe nevojën për shtrimin në spital në të tjerët. Studimet e mëparshme kanë theksuar rëndësinë e disa faktorëve, si seksi, gjenetika dhe mosha në përgjigjen imune. Puna e re nga Instituti Pasteur në Paris ka nxjerrë në pah të reja.

MOLEKULAT QË SINJALIZOJNË URGJENCËN. Studiuesit mblodhën mostra gjaku dhe pyetësorë nga një mijë pjesëmarrës të shëndetshëm që jetonin në Brittany (Francë). Ata më pas ekspozuan gjakun ndaj molekulave dhe patogjenëve të njohur për aktivizimin e sistemit imunitar dhe matën se sa çdo agjent “shkaktues” stimulonte lirimin e proteinave kryesore sinjalizuese në proceset inflamatore, citokinat . Nëse termi nuk është i ri për ju, kjo ndodh sepse stuhia e citokinës (një reaksion imunitar i ekzagjeruar dhe potencialisht vdekjeprurës) ka qenë prej kohësh një nga zhvillimet më serioze dhe më të frikshme në rastet e rënda të Covid.

Lexo edhe :  Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

PASOJAT E PASHLYESHME TË PIRJES SË DUHANIT. Kur autorët e studimit ndërthurën rezultatet e këtyre analizave fillestare me 136 faktorë të tjerë personalë që dolën nga pyetësorët mbi stilin e jetës, kushtet mjedisore dhe të dhënat klinike, doli se disa prej tyre kishin një lidhje shumë të fortë me prodhimin e citokinave: pirja e duhanit , indeksi i masës trupore dhe një infeksion i mëparshëm me citomegalovirus . Efekti i pirjes së duhanit, megjithatë, ra menjëherë në sy, sepse vetëm ky zakon rëndon në sistemin imunitar si mosha, seksi dhe gjenetika të kombinuara, dhe me efekte që zgjasin vite pasi pjesëmarrësit e kanë lënë duhanin.

 

SI E BËN AI? Sipas shkencëtarëve, ky ndikim i keq lidhet me aftësinë e pirjes së duhanit për të ndryshuar shprehjen e gjeneve , mënyrën në të cilën informacioni i shkruar në ADN lexohet dhe shndërrohet në molekula (zakonisht proteina). Hapat e ardhshëm do të jenë të kuptojmë se si duhani ndikon në funksionet qelizore dhe transformon aftësinë e trupit për të reaguar ndaj infeksioneve dhe vaksinave. Kështu që të kemi një pasqyrë më të gjerë të efekteve të pirjes së duhanit në shëndet.Përshtatur nga Fokus.it/O.S

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV