Janë të shumta familjet në zonën e Lushnjes, të cilat kanë përfituar nga mbështetja e qeverisë në masën 70% të kostos së instalimit, të cilat paguajnë 1-2 mijë Lekë më pak në faturën e energjisë.
“Gjithmonë dushi diellor ka interes fitimin.”
“Sidomos për zonat që ka ngrohtë dhe diell dhe nxehtësi të madhe, mrekulli.”
Drejtori i Eficensës së Energjisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se aplikimet për vendosjen e 2 mijë ngrohësave të tjerë do të hapen në fillim të muajit Mars.
Ani Hasa – Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia për Eficiencën e Energjisë: Do të jetë një proces tërësisht transparent, pra si herën e parë do të ketë një platformë dhe do të ketë disa kritere që nuk do të jenë aspak përjashtuese, të cilat mund t’i arrijmë, por që janë kritere që ky panel të jetë eficent.
Hasa bën të ditur se faza e re do të jetë më gjithëpërfshirëse sa i takon aplikantëve dhe procedurave që do të ndiqen për të përfituar.
Ani Hasa – Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia për Eficiencën e Energjisë: Do të jetë një garë e hapur totalisht. Çdokush mund të aplikojë nga operatorët. Kemi pasur një interes edhe herën e parë goxha të madh. Operatorët ekonomikë mund të ofertojnë çmime dhe më të ulëta.
Kjo nismë e qeverisë e ndërmarrë që prej vitit 2022 ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike, si dhe diversifikimin e burimeve përmes përdorimit të energjisë diellore./O.S