Kremtimi i Pavarësisë, Kurti e Osmani harrojnë Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Analistët: Ky anashkalim është i pandershëm

Mbajtën fjalime të gjatë në Kuvend dhe pritjen shtetërore, por krerët e shtetit të Kosovës nuk thanë asnjë fjalë për kontributin e Shqipërisë gjatë, para e pas luftës së Kosovës.

Ndonëse në pritjen shtetërore ishte kujdesur që të kishte mjaft të ftuar nga Shqipëria në krye me Presidentin Bajram Begaj, Presidentja Vjosa Osmani e as Kryeministri Kurti në këtë ceremoni nuk e përmendën fare Shqipërinë.

Analisti dhe ish-këshilltari i ish-Presidentit Hashim Thaçi thotë se ky anashkalim i Shqipërisë është i pandershëm.

““Mospërmendja e kontributit të jashtëzakonshmë që ka dhënë populli shqiptar, qeveri shqiptare për lirinë dhe për Pavarësinë e Kosovës nga z.Kurti dhe znj.Osmani është e pandershme, është e papranueshme”, thotë Artan Behrami.

I vetmi moment që Kryeministri foli për Shqipërinë në Kuvend ishte për zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet dy shteteve.

“Për të, kontributi i Shqipërisë është i madh po aq sa i Serbisë, po aq sa i Malit të Zi, po aq sa i Maqedonisë dhe kjo është një tendencë po ashtu për rishkrim të historisë sepse Shqipëria në çdo kohë, në çdo moment ka ndihmuar popullin shqiptar, ka ndihmuar UÇK-në, ka ndihmuar periudhën e Ibrahim Rugovës, ka ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë”, thekson analisti Behrami.

Deklaratat e tilla nuk i cilëson të rastësishme.

“Kryeministri Kurti nuk është aq budalla, një lider i cili ka fituar zgjedhjet në Kosovë për bashkim kombëtar, për bashkim me Shqipërinë, për bashkim të misionit diplomatik mes Kosovës dhe Shqipërisë, sot nuk e përmend kontributin e Shqipërisë”, shprehet Artan Behrami.

Një ditë më parë Kosova ka kremtuar 16-vjetorin e Pavarësisë. Kjo festë është konsideruar nga analistë e zbehtë pasi që Kosova është nën sanksione dhe në raporte jo të mira me miqtë ndërkombëtarë e veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./O.S

Lexo edhe :  Mjekët në lot, përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua për vdekje nga e ëma

 

 

 

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV