Tragjike në Preshevë/ Tre të vdekur e 11 të plagosur, mes tyre dhe një minoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohet shoferi për trafik të emigrantëve të paligjshëm

Nga një aksident i rëndë rrugor pranë Preshevës kanë humbur jetën 3 migrantë, ndërsa 11 mbetën të plagosur. Në mesin e tyre edhe një fëmijë 15 vjeçar.

Shoferi 43 vjeçar me iniciale R.R ka pësuar lëndime të lehta ndërsa pas ndërhyrjes kirurgjikale është arrestuar nga policia serbe nën dyshimin për kontrabandë të qenieve njerëzore. Ai ka qenë duke transportuar 14 migrantë të paligjshëm afrikano-aziatikë, kur ka humbur kontrollin e mjetit.

Automjeti i markës “BMW” për shkak të shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga ndërsa është konstatuar se drejtuesi i mjetit lëvizte pa patentë.

Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë të qenieve njerëzore./O.S

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV