“Do lirohen zyrtarët e korruptuar”/ Basha kundër Amnistisë Penale: Nuk do e votojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas miratimit të Amnistisë Penale në Komisionin e Ligjeve, ligj i cili pritet të kalojë për votim në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë të ditur se nuk do ta votojnë.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se amnistia penale synon që të amnistojë zyrtarët e korruptuar të qeverisë, ndërsa refuzon që të amnistojë protestuesit e opozitës. Kusht, shtoi Basha për të votuar ligjin për Amnistinë Penale, vijon që të mbetet lirimi i protestuesve të opozitës.

“Mesazhi që Edi Rama dhe qeveria e tij japin është një qeveri e korruptuar është se ato që i dënon gjykata i liron qeveria me votat në parlament. Nuk është kjo ndërhyrja e parë e Edi Ramës me Reformën në Drejtësi, pak ditë më parë është ankuar se BKH po shqetëson ministrat dhe zyrtarët e tij me hetimet që po bën, është e qartë se Edi Rama i trembet drejtësisë. Tani duket qartë që segmente të SPAK po hetojnë në përputhje të plotë më ligjin. Kjo është ajo që po ndodh nga një anë do të përdorte amnistinë për të amnistuar zyrtarët e korruptuar që kanë vjedhur taksat e shqiptarëve dhe refuzon të amnistojë protestuesit që janë ngritur për të mbrojtur pronat e tyre. Sot po e bëj të qartë se PD jo vetëm nuk do të jetë pjesë e kësaj manovre të fëlliqur, por do të tregojmë dhe faktojmë se kërcënimi kryesorë sot është Edi Rama.”- tha Basha.

Teksa inkurajoi drejtësinë që të vijojë punën në goditjen e zyrtarëve te korruptuar, Basha tha se nuk do të marrin pjesë nesër në Kuvend e i bëri thirrje grupimeve tjera opozitare që mos të bëhen patericë e këtij akti kriminal.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura

“Amnistia targeton zyrtarë te korruptuar. Jemi në kushtet e papranueshmërisë së plotë të këtij veprimi korruptiv e penal. PD inkurajon prokurorët e BKH-në të vazhdojë punën. PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërmen parlamentare. Mos u bëni patericë e këtij akti kriminal që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar. Kushti jonë është që të amnistohen protestuesit e opozitës, vetëm atëherë do ta votojmë.”- tha Basha.

Amnistia penale u miratua të martën në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten do të kalojë për votim në Kuvend. Socialistët pranuan disa prej propozime të Partisë Demokratike, ndërkohë që u pranua edhe një amendament i deputetit të Rithemelimit, Bledjon Nallbati. Në seancë plenare kërkohen 84 vota që amnistia penale të miratohet.

Në ndryshimet e projektligjit që pritet të votohet në Kuvend, një ndryshim i miratuar është edhe për të dënuarit e GJKKO, të cilët përfitojnë zbritje dënimi ose ndjekje penale, por vetëm për zyrtarët e ulët dhe të mesëm dhe jo ata të lartë që janë subjekt i deklarimit të pasurisë. Nga amnistia penale nuk mund të përfitojnë kategori të tilla si dënuarit me burg përjetë, të arratisurit dhe vrasësit në rrethana cilësuese.

Një prej amendamenteve të Partisë Demokratike të pranuar nga mazhoranca ishte edhe shtyrja e efekteve të amnistisë, të cilat zgjerohen në afat deri më 31 janar 2024 , nga 31 nëntor 2023 që ishte parashikuar më herët./O.S

Të fundit

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Lajme të tjera

Web TV