I grabiti portofolin një shtetasi, e pëson keq adoleshenti në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një adoleshent është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi akuzohet për grabitje.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 16-vjeçar, pasi dyshohet se i ka grabitur portofolin një shtetasi në lagjen “Pavarësia 3”.

“Si rezultat i hetimeve dhe bashkëpunimit me qytetarët, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan një 16-vjeçar, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur kuletën me shuma parash në të, një shtetasi në lagjen “Pavarësia 3”. Veprimet procedurale me të miturin u kryen me praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor. Ndërkaq, po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer i mituri, i cili ka precedentë të mëparshëm për të njëjtin krim”,- njofton Policia./E.T

Të fundit

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Lajme të tjera

Web TV