Mijëra kinezë dynden në vendet turistike pas ‘zbutjes’ së masave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër i madh i qytetarësh është mbledhur sërish në vendet turistike në Kinë, pavarësisht thirrjeve të ekspertëve të shëndetësisë që të kenë kujdes pasi pandemia e koronavirusit nuk ka përfunduar.

Fotografitë e shkrepura më 4 prill në malet e parkut Huangshan në provincën Ahui, duken qartë mijëra njerëz të pajisur me maska teksa shijonë vendin turistik.

Të gjithë dëshironin të kalojnë kohën e lirë në ambient të hapur, pas periudhës që gjatë të kufizimit të lëvizjes dhe masave të karantinimit.

Masa ishte aq e madhe sa që në orët e para të mëngjesit, zyrtarët e parkut kanë bërë të ditur se kapaciteti ditor prej 20 mijë vizitorëve është arritur dhe se nuk mund të pranojnë vizitorë tjerë.

Ndërkohë shëtitorja Bund kranë lumit Hangpu në Shangai, gjithashtu ka qenë e mbushur me turistë.

Kjo shëtitore për disa javë ka qenë plotësisht e zbrazët, kurse shumë restorante që kanë qenë të mbyllura e kanë rifilluar punën, e disa prej tyre kërkojnë nga klientët që fillimisht të rezervojnë vendet.

Situatë e ngjashme ka qenë në Pekin ku qytetarët kanë qëndruar nëpër hapësira të hapura dhe parqe. Rikthimi i jetës ka ndodhur pas katër muajve që nga momenti i shpërthimit të koronavirusit, në Wuhan.

Ndërsa qeveria po zvogëlon pak nga pak masat e marra, ekspertët kinezë të shëndetësisë u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm. Epidemiologu në qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Zheng Guang, ka thënë se pandemia e koronavirusit nuk ka përfunduar.

“Pandemia nuk është as afër fundit në Kinë, thjesht ka hyrë në një fazë të re”, ka thënë ai.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV