Ekzekutoi të atin, flet 19-vjeçarja: Kisha dy mundësi, o ta vrisja ose të arratisesha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eshtë zbardhur një tjetër dëshmi e 19-vjeçares, Hygerta Meta që vrau babanë e saj Pëllumb Meta në fshatin Shënvlash të Durrësit.

Ajo ka rrëfyer mardhënien e saj të komplikuar me të atin, sepse ky i fundit kishte vendosur ta fejonte me një djalë për të cilin ajo nuk ishte dakord. Sipas saj prej ditësh kishte patur konflikte me të ndjerin në lidhje me fejesën e padëshiruar. Ajo tregon se kishte planifikuar dy mundësi ose do të vriste babanë ose do të arratisej nga shtëpia.

Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

19-vjeçarja u tha gjithashtu hetuesve se në ditën e vrasjes babë e bijë ishin vetëm në shtëpi dhe mohoi ta ketë ndihmuar dikush tjetër.

“Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”, ka thënë ajo.

Por policia raportohet se ka marrë në pyetje të gjithë familjarët, ndërsa pritet të ketë arrestime të reja lidhur me ngjarjen. Policia dhe hetuesit gjithashtu po punojnë për gjetjen e armës së krimit, për të cilën vajza tha se kishte përdorur armën e babait të saj./O.S

Lexo edhe :  Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

 

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV