Belgjikë/ Familja shqiptare dënohet për pjesëmarrje në trafikun e kokainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër anëtar të një familjeje shqiptare në Ostend janë dënuar nga gjykata belge e Brugges për pjesëmarrje në trafikun e madh të kokainës. Njëri prej djemve të familjes mori një dënim me 7 vite burg, siç raportojnë mediat belge. Detektivët e policisë gjetën 56 mijë euro nën shtratin e prindërve të tij, për të cilën ai u justifikua duke thënë: “Janë nga puna e tyre e palodhur”.

Ky rast u zbulua nga Operacioni SKY, në të cilën më shumë se 1 miliardë mesazhe u deshifruan disa vite më parë. A.B., 29 vjeç nga Shqipëria rezultoi nga hetimet se luante një rol kyç në një bandë që tregtonte të paktën 958 kilogramë kokainë, me një vlerë totale prej gati 29 milionë euro. Gjykata kreu arrestimet më datë 14 shkurt. A.B. deklaroi se transportonte deri në 200 kg kokainë në një të njëjtën kohë për një bandë që vepronte nga katër prona me qira në Antwerp. Gjatë kontrollit të banesave u gjetën armë zjarri.

A.B. nuk e mohoi se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. “Por vetëm si një djalë i porositur,” argumentoi avokati Frank Scheerlinck. Gjykata e dënoi A.B. me 7 vit burg. Ai u kërkoi falje prindërve dhe dy vëllezërve dhe theksoi se ata nuk ishin të përfshirë në ngjarje. Por nuk mendoi kështu gjykata. Vëllai i vogël F.B. 23 vjeç, u dënua me 2 vit burgim me kusht. Babai i dy vëllezërve G.B., 57 vjeç, dhe nëna F.B., 52 vjeç morën secili nga 1 vit burgim me kusht. Sipas prokurorit, prindërit kanë ndihmuar në pastrimin e parave të drogës./O.S

 

Të fundit

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të...

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Demokracia”. Në vendngjarje...

“Thikë pas shpine”, analiza si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Ka dëshmi se Serbia, përmes vendeve të treta, po i dërgon armë dhe municione Ukrainës. Shërbimi sekret rus tani ka ngritur akuza të rënda...

“Ose Hamasi liron pengjet, ose do të shfaroset”, Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar...

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën e parë në formën e...

Lajme të tjera

Web TV