Gjetja e vaksinës së Covid-19/ Messi bashkohet me fushatën për mbledhjen e fondeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi vazhdon të kontribuojë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Pasi i dhuroi një milion euro, lojtari i Barça ka njoftuar se bashkohet me maratonën e promovuar nga humoristi Carlos Latre për të mbledhur fonde për të gjetur vaksinën për Covid-19.

Shoëman do të transmetojë drejtpërdrejt nga kanali i tij në YouTube këtë të Mërkurë, 8 Prill, nga ora 10 e mëngjesit deri në 8 pasdite, me bashkëpunimin e shumë fytyrave të njohura të shoqërisë spanjolle kontribuuesit në këtë kauzë.

Përveç lojtarit argjentinas, nga fusha e sportit janë bashkuar edhe trajneri Pep Guardiola, portieri Iker Casillas, ish-lojtarët e Barças Andrés Iniesta dhe Carles Puyol, basketbollisti i Real Madrid Rudy Fernández, futbollisti i Barçës Sergio Lozano, basketbollisti i Barçës, Pierre Oriola dhe atleti Kilian Jornet.

Donacionet mund të bëhen përmes web-faqes yomecorono.com dhe të fillojnë me 5 euro. Për momentin, shuma e arritur është afër dy milion euro.

Projekti drejtohet nga mjekë si Bonaventura Clotet dhe Oriol Mitjà, të cilët tashmë janë duke punuar në një provë klinike. Nga ana tjetër, të dy Clotet dhe Roger Paredes, Julià Blanco, Jorge Carrillo dhe Nuria Izquierdo punojnë së bashku me Barcelona Supercomputing Center (BSC), IRTA-CReSA dhe Grifols, në mënyrë që të krijojnë ilaçe, antitrupa dhe një vaksinë kundër koronavirusit të ri/ Lavanguardia/ Përshtati në shqip: Fjala.al/

Të fundit

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur...

Elsa dhe Fredi bëhen bashkë sërish!

U shkrua rreth 40 vjet më parë nga Adelina Balashi. Vështirë të besosh se një punim diplome do të kthehej në një nga komeditë...

Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill pas largimit të Simon Shkrelit,...

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e...

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët. Dilema nuk është vetëm dorëheqja...

Lajme të tjera

Web TV