Rama: Të bëjmë kujdes se COVID-19 mund të na zërë në befasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur sonte në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Rama tha se nuk e di akoma nëse ka kaluar ende vala e parë e koronavirusit,  por tha se duhet të jemi të kujdesshëm se nga dita në ditë mund të ndeshemi me befasi.

“Nuk dihet ende nëse kemi kaluar valën e parë. Jemi në një situatë somnambolike. Me sytë mbyllur dhe me duart përpara për të prekur vendet ku ecim. Tani jemi nën parashikimin tonë, por nga dita në ditë mund të ndeshemi me befasi,”- shtoi Rama.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Përballë”, Rama u pyet se kush ia kishte sugjeruar masat drastike dhe tha se ishte vetëdija.

“Vetëdija që ne do të bëheshim gazi dhe turpi i botës,”- tha Rama.

Ndërkohë prej tre javësh Shqipëria është izoluar totalisht në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rama ka lajmëruar një lehtësim të masave drastike dhe është shprehur se kjo gjë varet nga mënyra se si njerëzit respektojnë distancimin social dhe rregullat.

Të fundit

Biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

Biznesmeni Elman Abule ka mbërritur paraditen e së enjtes në SPAK. Mësohet se Abule po pyetet në lidhje me çështjen...

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Rama mbledh drejtuesit politik të PS-së në qarqe

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me drejtues politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Mësohet se mbledhja ka karakter organizativ dhe zhvillohet në...

U thirr në SPAK, Argita Malltezi: Tentativë që duart të lajnë fytyrat që s’mund të lahen!

Argita Malltezi u paraqit sot në SPAK ndërsa në një deklaratë për mediat, ajo dha detaje nga ajo çfarë ndodhi brenda godinës së Prokurorisë...

Barcelona mposht pastër Athletic Bilbaon dhe është finalistja e parë e Superkupës

Barcelona është skuadra e parë që ka arritur finalen e Superkupës së Spanjës, kjo pasi triumfoi 0-2 përballë Athletic Bilbaos në Riad. Ndeshja ishte mjaft...

Lajme të tjera

Web TV