Çfarë fiton Shqipëria duke ndihmuar Kievin? Rama: E bëjmë për veten, ndihemi të kërcënuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët për media me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky se Shqipëria ka dhënë mbështetje për Ukrainën pasi ndihet e kërcënuar për të ardhmen e vetë.

Sipas Ramës agresioni rus është kërcënim ekzistencial vetëm për Ukrainën, por për gjithçka që Shqipëria mendon se është e ardhmja e saj, pra Bashkimi Evropian.

“Ne e kemi mbështetur Ukrainën edhe me paketa mbështetjeje të cilat nuk janë hua. Nuk janë as pjesë e ndonjë biznesi, nuk u kemi kërkuar të paguajnë mbrapsht nga mundësitë tona modeste. Jemi të vetëdijshëm që kjo është diçka shumë e vogël, sepse po e bëjmë për veten tonë. Drejtpërdrejtë. Ky nuk është kërcënim ekzistencial vetëm për Ukrainën, por për gjithçka që ne mendojmë se duhet të jetë e ardhmja jonë. Nëse duam një të ardhme në BE, duam BE-në, nuk duam ta shohim të shpërbërë pasi të hyjë në një luftë të brendshme për vlerat apo veprimet e justifikuara apo jo.

 

Ka pasur shumë sanksione ndaj Rusisë. Problemi është se nëse i merr një të varfri diçka nuk është se kjo do e bëjë të ndryshojë mendjen, por nëse ia merr të pasurit ai do të humbasë mendjen. Për ne ky është çelësi, ne kërkojmë të bashkohemi me BE, por në të njëjtën kohë kërkojmë bashkëpunim të plotë me rajonin. Ne jemi brenda BE fizikisht, por jashtë politikisht, ndaj duam të integrohemi plotësisht dhe nuk duam që ky organizëm të shpërthejë ose nuk do të kemi një të ardhme. BE nuk është parajsë, por nuk ka dyshim që është një ferr i gëzueshëm, jo një ferr i përgjakshëm”, u shpreh ai./O.S

 

Të fundit

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Lajme të tjera

Web TV