Varhelyi zbardh temat e diskutuara në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në një konferencë për mediat tregoi pikat në të cilat është fokusuar diskutimi në samitin BE-Ballkani Perëndimor për rritjen ekonomike.

Nga pagesat SEPA, korsitë e gjelbra, rrjeti falas i internetit, deri te ngritja e një qendre në Ballkanin Perëndimor për novacionin e kërkimit shkencor, Varhei tha se vendit e rajonit janë dakordësuar që të realizohen brenda këtij viti.

“Mendoj që sot në patëm marrëveshje për katër fusha ku duhet të ketë rezultate. Së pari, SEPA që do të thotë një rishikim tërësor i aspekteve rregullatorë. Vende po përgatiten për këtë gjë, nuk duhet të jetë shumë e vështirë se sistemi bankar ka në vetvete banka europiane.

Duhet të aplikojnë të njëjtat rregulla që aplikojnë në vendet e origjinës, sfida është sa shpejt do mund të aplikohen në terren. Ka pasur dakordësi që kjo gjë do arrihet sivjet. E dyta ka pasur të bëjë me korsitë e gjelbra, të heqim kohën e pritjes në pikat kufitare. Do rregullohen procedurat doganore që të përshpejtohen kalimet në kufi në të gjithë rajonin. Ta shtrijmë në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe duhet të përfundojë në fund të këtij viti dhe ul kostot për bizneset.

E treta ka të bëjë me punën kërkimore shkencore, do të thotë të sjellim brezin tjetër të industrive të ndryshme në rajon, novacioni, kërkimi shkencor, do kenë nevojë për një qendër ku të jenë këto industri, një bërthamë dhe kjo të krijohet në Ballkan, sektori dixhital, farmaceutik.

E fundit rrjeti falas i interneti në gjithë BP, të gjithë të kenë mundësi të futen në internet. I kemi fondet për këtë gjë, duhet ti pajisim bashkitë me të gjitha mjetet që kjo gjë të bëhet realitet këtë vit”, tha Varhelyi.

Sa i takon synimeve për vitin tjetër, Varhelyi tha se po presin propozime nga Ballkani Perëndimor.

Lexo edhe :  'PD është bërë një parti shpifësish!'/ Çupi: E kanë kthyer në mision!

“Çfarë do bëjmë vitin e ardhshëm, po presim që vetë rajoni të na sjellë ide. Ca duan vendet e rajonit që të ndodhë vitin e ardhshëm, ku janë pengesat, ca gjërash mund të arrijmë vitin e ardhshëm që të tregojmë ndryshime të prekshme”, tha Varhelyi./O.S

Të fundit

J.Lo në një romancë të re me aktorin e famshëm? Ja dyshimi që ndezi thashethemet

Jennifer Lopez dhe Kevin Costner kanë kaluar kohë së bashku pas pushimeve të ndara në Aspen. Sipas burimeve të cituara...

“ALO! SHESIM DYSHEKË!”/ Telefonatat e padëshirueshme të “call-centera”-ve do të ndalohen

Qeveria ka vendosur të ndalojë telefonatat e padëshirueshme përmes të cilave subjektet kërkojnë të shesin produkte. Përcaktimet ligjore janë publikuar në konsultim publik ku kufizime...

Dha tendera përmes falsifikimit, arrestohet kreu i prokurimeve në bashkinë Memaliaj

Një 31-vjeçar nga Memaliaj është ndaluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pasi akuzohet për 3 vepra penale gjatë kohës që ishte punësuar...

Pritet përjashtim i menjëhershëm? Gerti godet Gjestin, ja video që po bën namin

Big Brother Albania VIP 4, një ndër formatet më të suksesshëm të Reality Show, vjen në sezonin e tij të katërt në Shqipëri, pas...

Mira Murati sfidon industrinë e teknologjisë me kompaninë e re të AI

Jonathan Lachman, ish-kreu i projekteve speciale në OpenAI, ka vendosur të largohet nga kompania dhe t’i bashkohet një laboratori kërkimor të inteligjencës artificiale të...

Lajme të tjera

Web TV