“Krenar për Shqipërinë”/ Rama poston pamje nga Samiti i Ballkanit Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana mikpriti sot Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në fund të këtij samiti, Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet e tij sociale disa momente kryesore nga ky takim i rëndësishëm ndërsa u shpreh “krenar për Shqipërinë”.

Më herët, në fjalën e mbajtur gjatë punimeve të samitit, Kryeministri deklaroi se, plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen në Bashkimin Evropian.

“BE po mbështet vendet e rajonit në rritjen ekonomike dhe integrimin me një plan të ri të rritjes.

Për herë të parë të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor biem dakord se BE nuk po bën vetëm punën e zakonshme, por po shkon një hap më tej për t’u afruar me ne, për të na mbështetur në rritjen tonë ekonomike dhe integrimin tonë në një plan të ri të rritjes, i cili faktikisht është një nisëm e konceptuar jashtë kornize”, tha Rama.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore:

– Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian;

– Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal;

– Përshpejtimi i reformave themelore;

– Rritja e ndihmës financiare.

BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij./e.t

Të fundit

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione të rrezikshme si gazetaria. Një...

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën një...

Lajme të tjera

Web TV