Viti 2019 shënoi një kthesë në jetën e Vicky Tsai-t. Ajo kishte lënë punën e saj në Wall Street, kishte shitur unazën e fejesës dhe u zhvendos në shtëpi me nënën e saj dhe filloi një kompani të bukurisë nga garazhi i saj në San Francisko.
Për pjesën më të madhe të kësaj kohe të rritjes, Tsai kurrë nuk mori një kontroll të pagave, dhe në vend të kësaj ri-investoi çdo fitim përsëri në kompani. Ajo thotë se ky vendim ishte thelbësor për fillimin e “Tatcha”. Brenda gjashtë viteve, kompania e saj Tatcha u emërua kompania Nr.2 me rritje më të shpejtë të shitjes. Marka luksoze u përdor gjerësisht edhe nga persona me famë botërore. Në 2018 kompania pati një tim prej 70 milion dollarësh ndërsa në 2019 u ble nga Unilever.
“Edhe sikur të doja të bëja, nuk mund të mblidhja para në një mënyrë të kuptueshme institucionale,” është shprehur Tsai për CNBC. Tsai e nisi fillimisht me produkte bukurie Japoneze më pas filloi të zgjeronte produktet e saj. Tani, pas suksesit tregtar të Tatcha, Tsai vetëm kohët e fundit ka filluar të marrë një pagë. “Sa herë që marr një çek pagese, më duket sikur kam fituar llotarinë,” thotë ajo. “Është e mrekullueshme.”
Kjo nuk është historia e parë frymëzuese që tregon sesi disa njerëz të cilët e kanë nisur nga zeroja, sot janë bërë njerëz të pushtetshëm. Kur flasim për një person të suksesshëm, flasim për dikë që ka miliarda në llogarinë e tij bankare, dikë që është autor i bestseller-ave të shumtë, ose ndoshta për dikë që ka nën zotim një komb të tërë.