Dëborë në pranverë, këto janë zonat që u zbardhen sot në veri dhe jug të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka marrë fund moti i ngrohtë dhe me diell i këtij fillim marsi.

Gjatë natës së mbrëmshme janë rikthyer reshjet e shiut dhe të dëborës në zonat malore të vendit kurse temperaturat janë ulur ndjeshëm. Dëbora ka zbardhur qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zona të thella trashësia shkon deri në 15 cm.

Reshjet e dëborës janë prezente jo vetëm në veri por edhe në jug dhe jug-lindje të vendit. Zonat të cilat ndodhen mbi 800 m janë mbuluar nga bora në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, duke na dhënë një pamje panoramike. Qafa e Çajupit drejt Zagorisë ka rreth 5 cm borë, por është e kalueshme për mjetet që përshkojnë fshatrat e krahinës.

Në qarkun e Korçës në aksin rrugor Boboshticë- Dardhë në mbi 1400 metra dëbora ka arritur në trashësinë 10 cm. Gjithashtu reshjet e dëborës me intesitet të ulët janë regjistruar edhe në zonat malore të Pogradecit dhe Maliqit përfshirë edhe Malin e Thatë.

Ndërkaq në lartësinë mbi 1000, qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje dëbore. Sipas te dhënave nga ARRSH, në akset Hani i Hotit – Tamare, Tamare – Vermosh dhe Boge – Theth, ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300m ka reshje bore.

Sa i përket pemëtarisë, nuk ka shkaktuar dëme pasi pemët ende nuk kanë çelur, madje nga fermerët shihet ndihmë, pasi bora dhe temperaturat e ulëta shtyjnë edhe për pak kohë çeljen e luleve, dhe minimizon problemet me ngricat./O.S

Të fundit

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar....

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Lajme të tjera

Web TV