Irani ekzekuton ‘agjentin e Mossad’, detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani njoftoi sot se ka ekzekutuar një spiun të Izraelit që akuzohej se kërkonte të kryente një akt terrori në vend. Mediat shtetërore raportuan se agjenti i ekzekutuar kishte tentuar të vendoste bombë në ministrinë e mbrojtjes.

Zhvillimi vjen pasi Irani ekzekutoi kater burra për të cilët tha se kishin lidhje me të njëjtin atentat muajin e kaluar, shkruan e përditshmja britanike TheSun. Katërshja besohet se ishin stërvitur nga inteligjenca izraelite në një shtet afrikan para se të hynin në Iran nga rajoni i Kurdistanit në Irakun fqinjë.

Ata u identifikuan si shtetasit iranianë Mohammad Faramarzi, Mohsen Mazloum, Vafa Azarbar e Pejman Fatehi.

Rrjeti shtetëror vendas IRNA tha se kishin tentuar të godisnin një fabrikë të përfshirë në prodhimin e armatimeve dhe pajisjeve të mbrojtjes.

Operacioni pretendohet se drejtohej nga agjencia izraelite Mossad, dhe ishte planifikuar për t’u realizuar në 2022, para se plani të prishej prej zbulimit nga inteligjenca iraniane, sipas raportimeve.

“Dënimet me vdekje të katër anëtarëve të organizatës sioniste të spiunazhit u kryen mëngjesin e sotëm”, thuhej në faqen e gjyqësorit iranian Mizan Online./O.S

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV