Lezha është tronditur mëngjesin e sotëm nga të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrile ku sipas burimeve mediatike i plagosur ka mbetur shtetasi Agron Puka.
I plagosuri 54-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia në një reagim të shkurtër për ngjarjen bën me dije se 54-vjeçari gjatë momentit të plagosjes ishte duke lëvizur me automjet, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.
“Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli. Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit“, njofton policia.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/O.S