Makina godet biçikletën, plagoset rëndë i moshuari, shoferi arratiset nga vendngjarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 78-vjeçar është përplasur nga një automjet, i cili pas përplasjes e ka lënë të moshuarin në shesh dhe është larguar nga vendngjarja. 78-vjeçari Faslli Arapi, banues në lagjen “30-Vjetori” ka qenë duke qarkulluar me biçikletë nga lagjja “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të lagjes “30-Vjetori”, kur në vendin e quajtur “Varri i Babaliut” është përplasur nga pas nga një automjet me ngjyrë të zezë.

I moshuari, pas përplasjes ka rënë në rrugë dhe është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta në kokë e trup. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, të cilët pasi kanë rrethuar perimetrin e vendit të aksidentit dhe po kryejnë edhe veprimet hetimore në vendngjarje. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar edhe mjeti që shkaktoi aksidentin dhe u largua nga vendngjarja.

Bëhet fjalë për automjetin tip ‘Mercedes Benz’, me targa AA 671 KE, në pronësi të një shtetasi nga fshatin Mbrakull në Poliçan, emri i të cilit nuk bëhet i ditur deri në ndalimin e tij. Burimet zyrtare të Policisë Berat bëjnë me dije se po punohet për kapjen e tij./O.S

Të fundit

Shkencëtarët krijojnë një aplikacion për zbulimin e hershëm të kancerit të mushkërive

Shkencëtarët turq kanë zhvilluar një aplikacion të mbështetur nga inteligjenca artificiale, i projektuar për të zbuluar kancerin e mushkërive...

“Të fortët dominojnë, të dobëtit pranojnë fatin e tyre”/ Si e ka ndryshuar Trump Amerikën

Njëqind ditë më parë, Amerika kryesoi një rend botëror që e kishte krijuar vetë. Ai rend ishte hartuar për të siguruar dominimin e SHBA-së...

KQZ teston sot pajisjet e votimit elektronik/Ja si duhet të veprojnë zgjedhësit në 11 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të testojë sot pajisjet PEVN, të cilët shërbejnë për votimin dhe numërimin elektronik të votave në zgjedhjet parlamentare të...

PAMJE virale/ Peshkatarët shpëtojnë delet që ranë në det nga një anije e mbytur

Peshkatarët në Jemen kryen një operacion shpëtimi prekës pasi një anije që transportonte dele u përmbys në brigjet e Adenit. Në vendngjarje mbizotëroi paniku, ndërsa qindra kafshë...

Zbardhet krimi/ Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj (EMRAT)

Kanë kaluar shtatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës. Prokuroria e këtij qyteti pas një hetimi të thelluar,...

Lajme të tjera

Web TV