Amerikani gjendet i vdekur në apartament/Dërgohet drejt Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas amerikan është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Sarandë. 70-vjeçari Robert Hood, nga Alaska jetonte  prej tri vitesh, i vetëm në një apartament me qira, në lagjen nr.1 në qytetit bregdetar.

70-vjeçari kishte tre ditë që nuk u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij. I shqetësuar miku i tij ka telefonuar Policinë e Sarandës.

Kjo e fundit së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe mjekët kanë hyrë në apartament, ku e kanë gjetur të pajetë në shtratin e tij 70 –vjeçarin, raporton BW.

Trupi i tij është nisur drejt Tiranës për ekspertizë mjeko–ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, dhe nëse lidhet me koronavirusin apo shkaqe të tjera.

Sipas policisë, nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk ka pasur shenja dhune. Ndërsa pritet ekspertiza për të bërë të ditur shkakun e vërtetë të vdekjes së 70-vjeçarit amerikan.

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV