Vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani, flet miku i tij: Pas krimit qëndron grupi turk..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miku i Besar Nimanit, boksierit shqiptar nga Kosova që u ekzekutua me armë zjarri në 9 mars në Gjermani, beson se pas kësaj ngjarje fshihet i njëjti grup kriminal i përbërë nga turq dhe iranianë që e kishin sulmuar 10 vite më parë.

Në një prononcim për mediat e Kosovës, Xhavit Visoka tha se grupi kriminal donte që i ndjeri të ishte pjesë e organizatës nën urdhrat e tyre por boksieri nuk kishte pranuar.

“Njerëz turko-iranian, ata të cilët as veten nuk e duan, ata kanë menduar që munden edhe Besarin me e fut në grupin e tyre, kështu ka lind konflikti. Klan mafioz, narkomanësh, bastardësh. Besarin me mbyt ke mundur, por me frikësuar jo. Besoj që po, të njëjtit si para 10 vjetësh. Ai ka boksuar shqip, ka qenë luan, ka qenë i paparë”, u shpreh miku i të ndjerit.

38-vjeçari shqiptar Besar Nimani u vra të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë sapo doli nga restoranti ku po darkonte me miqtë e tij./O.S

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV