Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv në Tiranë, i kthyer në qendrën kryesore të trajtimit të personave të infektuar me koronavirus.
Teksa një pacient po nxirrej me barrelë nga ambulanca, një prej këmbëve të barrelës nuk është hapur siç duket çka ka sjellë edhe rrëzimin në tokë. Barrela zuri poshtë edhe një prej punonjësve, por i cili fatmirësisht, ashtu si pacienti, nuk pësuan dëmtime.