Si po pasurohen grupet kriminale nga trafiku i emigrantëve drejt Anglisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kalimet ilegale me gomone nga Franca drejt Britanisë ende vazhdojnë dhe që kur ka marrë drejtimin e qeverisë kryeministri Rishi Sunak, 40 mijë emigrantë ilegalë kanë mbërritur në Britani, duke kaluar La Manshin. Sipas burimeve franceze që i referohet Partia Laburiste e opozitës e cila mendohet gjerësisht se do fitojë bindshëm zgjedhjet e ardhshme parlamentare, trafikantët fitojnë 1.6 milionë stërlina në ditë nga trafikimi i emigrantëve me gomone dhe çdo emigrant paguan 4 mijë sterlina.

400 emigrantë mbërritën vetëm më 4 mars, c’ka është shifra më e lartë e 2024-ës. Ministrja hije e Punëve të Brendshme nga opozita Yvette Cooper thotë se “në vend të harxhimit dhe shpërdorimit të miliarda stërlinave për planin e dështuar të Ruandës, Laburistët në pushtet do luftojnë grupet kriminale që operojnë gomonet përmes një njësie ndërkufitare për shkatërrimin e modelit te tyre të biznesit”.

Nderkohe dy shqiptare jane shpallur fajtor nga nje gjykate britanike kete fundjave per trafikimin me avjone  te emigranteve nga Franca drejt Anglise jugore. Pas nje hetimi 8 vjecar te Agjensie britanike te Luftes kunder Krimit, NCA, u konfirmuan te pakten nen udhetime me avjon te vegjel nga veriu i Frances drejt jugut te Anglise te emigranteve illegalne periudhen e viteve 2016-1017, dhe disa udhetime me kamione  te emigranteve te trafikuar. Ne procesin gjyqesor u tha se emigrantet shqiptar paguanin per keto udhetime 10 mije sterlina, pervec parave per doukumentat fallco.Dy pilotet anglez jane denuar ne France, nderkohe shqiptaret e shpallur fajtor pritet te denohen ne maj te ketij viti.Ne kuader te operacionit te NCA  u bene 27 arrestime dhe 11 denime nga te cilat 9 jashte Britanise.

 

/O.S

Të fundit

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka...

1949 – Forcat amerikane tërhiqen nga Korea

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gadishulli Korean – i cili për gati 35 vjet ishte nën pushtimin kolonial japonez...

Çfarë fsheh Atlantiku? Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore

Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në...

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Agjencia...

Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri!

Konfiskimi i pasurive të krijuara nga krimi jo vetëm që është një formë për t’i ulur atij fuqinë, por edhe për të kompensuar shtetin...

Lajme të tjera

Web TV