Shifrat e para të dëmeve nga tërmeti, Hysenlliu: 3000 banesa me probleme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Faza e parë do të përfundojë në 28 dhjetor”. Kështu u shpreh drejtori i Institutit të ndërtimit, Agron Hysenlliu në studion e ABC News, ku sqaroi se si janë kryer akt-konstatimet e dëmeve në banesa pas tërmetit të 26 nëntorit.

Hysenlliu tha se deri më tani nga akt-konstatimet e kryera në terren janë përcaktuar se kanë marrë dëmtime të rënda rreth 3000 banesa, ndërsa janë kryer në total 300 mijë konstatime në gjithë qytetet.

Ai theksoi se janë 509 inxhinierë vullnetarë që kryejnë akt-konstatimet në terren të cilët përcaktojnë shkallën e dëmeve që janë shkaktuar nga tërmeti. Me rëndësi ishte fakti se Drejtori i Institutit të Ndërtimit tha se në Shqipëri ekzistojnë laboratorët që kryejnë akt-ekspertimet e thelluara ndërsa theksoi se vete Instituti i Ndërtimit e ka një laborator të tillë dhe janë kryer disa akt-ekspertiza të thelluara.

Janë 5 klasifikime të dëmeve. Kemi 5 kategori klasifikimi, kategorinë Ds1, Ds2, Ds3, që janë dëmtime minore, pra që ndërtesat riparohen.  Ndërsa është edhe kategoria e Ds4, Ds5 e klasifikimit,  që do të thotë se dëmet janë të rënda dhe kërkojnë akt-ekspertizë.

Gjithashtu akt-ekspertiza ka 2 faza; Është faza e parë kur shkon grupi i profesorëve, pra persona të licencuar dhe me eksperiencë, të cilët vendosin nëse në do të thellojnë akt-ekspertizën për dëmtimet që ka marrë një godinë. Akt-ekspertiza e thelluar siç kërkohet, vjen pas akt-konstatimit. Akt-konstatimi vendos nëse do të hyhet në akt-ekspertizë të thelluar, kur ka dyshime hyhet në akt-ekspertizë. Konstatimin e bëjnë inxhinierët.

Në çdo shkresë është firma ime, këta janë vullnetarë të institutit të ndërtimit dhe mund të jenë rreth 509 inxhinierë vullnetarë. Këta inxhinierë janë në ndihmë të institutit të ndërtimit. Këtu bëjnë pjesë, arkitektë, inxhinierë hidrolog, inxhinierë strukturor, gjeologë etj. të cilët kanë në formimin e tyre të përgjithshëm për të bërë një akt-konstatim.

Janë kryer rreth 300 mijë aktkonstatime në të gjithë rrethet. Nga këto 2983 kanë dalë me Ds4 dhe Ds5. Pra kalojnë në fazën që duhet bërë akt-ekspertiza. Ndërsa këto që janë me Ds1 dhe ds2 duhet të fillohet puna për ti riparuar. Ndërkohë ende vazhdon puna për aktkonstatimet”, – u shpreh Agron Hysenlliu.

Të fundit

Aksident në rrugën Laç–Patok, plagoset njëri nga shoferët

Në aksin rrugor Laç–Patok, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete. Si pas njoftimit të policisë, si pasojë e...

Luçiano Boçi: Fatet e shqiptarëve nuk varen nga samitet, por nga vota e lirë

Luçiano Boçi, në deklarata ekskluzive për A2 CNN, shpjegoi pse opozita vendosi të dalë në protestë ditën kur në Tiranë erdhën ndërkombëtarët për Samitin...

CNN vlerëson këngën e Shqipërisë si këngën më të mirë në Eurovision 2025

Një ditë para finales, CNN ka botuar një artikull të gjatë kushtuar Festivalit Europian të Këngës, ku ka vlerësuar këngët pjesëmarrëse dhe mesa duket...

Shqipëria drejt modernizimit ushtarak, Vëngu: Franca na ndihmon!

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, priti homologun e tij francez në një vizitë zyrtare në Tiranë. Takimi u zhvillua në garnizonin ‘Skënderbej’ dhe gjatë...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon gjuhën agresive të PD ndaj gazetarëve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron të papranueshme gjuhën e disa prej drejtuesve të partisë kryesore të opozitës ndaj gazetarëve në protestën kundër procesit...

Lajme të tjera

Web TV