Sot shënohet dita e parë e pranverës, por pse në disa vite vjen më herët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është ekuinoksi pranveror që, sipas astronomisë, shënohet dita e parë e pranverës. Në kohën e ekuinoksit dy hemisferat e Tokës marrin rrezet e diellit në mënyrë të barabartë. Shpesh thuhet se nata dhe dita janë të barabarta në gjatësi. Në fakt, fjala ekuinoks vjen nga latinishtja aequus (e barabartë) dhe nox (natë).

Edhe pse shumë njerëz mësuan në shkollë se pranvera fillon më 21 mars, në dy dekadat e fundit pranvera na vjen më 20 mars. Ekspertët kanë zbuluar se pranvera ka ardhur një ditë më herët për njëzet vjet, për shkak të dy metodave të ndryshme për përcaktimin e fillimit dhe fundit të stinëve: meteorologjike dhe astronomike.

Meteorologët vëzhgojnë uljen dhe ngritjen e temperaturës dhe gjendjen e atmosferës dhe stina meteorologjike është e koordinuar sipas kalendarit dhe çdo stinë zgjat tre muaj. Me këtë metodë pranvera zgjat nga 1 marsi deri më 31 maj.
Metoda e dytë bazohet në stinët astronomike dhe i referohet pozicionit të orbitës së Tokës në raport me Diellin. Kalendari astronomik përcakton stinët sipas asaj se kur boshti i rrotullimit të Tokës është në 23,5 gradë në raport me orbitën rreth Diellit, kështu që vitet e fundit pranvera na ka ardhur më 20 mars.

Pranvera simbolizon rilindjen e Hemisferës Veriore të Tokës kur gjithçka në natyrë po zgjohet. Shumë kultura kanë festivale pranverore, por Japonia, India dhe Nepali dallohen. Ardhja e pranverës festohet me valle e këngë dhe pjesëmarrësit e festivalit i hedhin ngjyra të ndryshme njëri-tjetrit. Festat shënojnë gjithashtu fitoren e së mirës mbi të keqen./O.S

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV